LAJMI I FUNDIT:

Sulmi i Hamasit – gjendet i vdekur regjisori izraelit, Yahav Winner

Sulmi i Hamasit – gjendet i vdekur regjisori izraelit, Yahav Winner
Yahav Winner

Trupi i regjisorit izraelit, Yahav Winner, u gjet mbrëmjen e djeshme (10 tetor) në kibutin jugor të Izraelit në Kfar Aza.

Yahav u zhduk të shtunën (7 tetor) pasi terroristët e Hamasit pushtuan shtëpinë e tij.


Winner po ruante dritaren e banesës së familjes së tij për t’i lënë kohë gruas së tij, regjisores Shaylee Aary dhe vajzës së tyre një muajshe Shaya, që të shpëtonin nga sulmuesit.

Yahav Winner

Trupi i Yahav u gjet në Kfar Aza nga ushtria izraelite. Shumë njerëz që jetonin atje, duke përfshirë fëmijë dhe familje të tëra, u vranë gjithashtu në Kfar Aza.

Filmi i shkurtër i Winner “The Boy” fitoi çmimin për ‘kinematografinë më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Studentor të Tel Avivit të këtij viti.

Kompania izraelite e shitjeve dhe shpërndarjes ‘Go2Films’ konfirmoi po ashtu vdekjen e Yahav.

Foto: Getty Images

Në një deklaratë, Go2Films tha: “Me dhimbje të madhe ndajmë lajmin shkatërrues se regjisori ynë i dashur, Yahav Winner, u gjet i vdekur në Kfar Aza mbrëmjen e djeshme, pas tre ditësh në të cilat ai konsiderohej i zhdukur. Humbja e Yahav ka lënë një boshllëk të pashlyeshëm në zemrat tona dhe ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për Shaylee Aary, gruan e tij, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që u prekën nga arti dhe shpirti i tij”.

“Pas kësaj tragjedie, gjejmë ngushëllim në mendimin për të festuar jetën dhe veprën e Yahavit. Filmi i shkurtër i Yahav, The Boy, shpalos një rrëfim që hedh dritë mbi jetën në Kfar Aza. Filmi fitoi çmimin për kinematografinë më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit në Tel Aviv dhe do të shfaqet si pjesë e konkursit ndërkombëtar në Filmschoolfest Munich. Për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij, jemi të përkushtuar që të shfaqim The Boy në sa më shumë vende”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Beatrix Ramosaj shkëlqen në fotografitë e reja në Instagram

Beatrix Ramosaj shkëlqen në fotografitë e reja në Instagram

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Kalo në kategori