Dhuna në familje në Dibër dhe rajon vazhdon të jetë prezente. Edhe përkundrejt aktiviteteve të institucioneve kompetente që kanë të bëjnë me këtë dukuri sociale, me qëllim që ajo të zbutet për shkak të tradicionalizmit që është prezent në komunën e Dibrës dhe Qendër Zhupë, të pakta janë rastet të dhunës në familje të cilët dalin në shesh.
Të dhënat të Qendrës për punë sociale në Dibër flasin se evidentohen vetëm rastet kur të dhunuarit në familje paraqesin ato raste. Për fat të keq ky numër është shumë më i vogël se sa numrat të vërtetë të dhunës në familje të cilët kryesisht janë kundër gruas.
Sipas të dhënave të Qendrës për punë sociale në Dibër e cila me aktivitetet e saj mbulon komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, në periudhën janar-shtator janë evidentuar vetëm katër raste të dhunës në familje. Punëtorja sociale në këtë institucion Lindita Bellçishta, thotë se është një numër më i ulët në krahasim me vitet e kaluara, por shton se numri nuk është objektiv.
“Në vitin 2021 dhe 2022 numri i dhunës në familje ka qenë mesatarisht 9. Tani për nëntë muaj kemi vetëm katër raste të cilët trajtohen tek ne në institucion dhe në institucionet e tjera. Por kjo nuk do të thotë se numrat janë objektiv. Analizat të institucionit tonë thonë se jeta tradicionale në këtë rajon ndikon në mosparaqitjen e rasteve të shumta që kanë të bëjnë me dhunën në familje”, thotë Bellçishta dhe shton se për fat të keq në Dibër dhe në fshatrat e saj por edhe në komunën rurale Qendër Zhupë dhuna është prezent edhe atë kryesisht kundër grave”.
“Poashtu duke dhënë sqarime për dukurinë negative sociale, Bellçishta thotë se si shkaqe kryesore në raste të cilët janë trajtuar në Qendrën për Punë Sociale janë përdorimi i alkoolit dhe prezenca nëpër lokalet e lojërave të fatit nga ana e bashkëshortëve. “Alkoolizmi dhe bixhozi kanë ndikim shumë negativ në jetën sociale të familjeve. Pothuajse të gjithë rastet ku ka dhunë në familje shkaktohen nga problemet sociale të shkaktuara nga këta dy vese negative”, thotë ajo për gazetën Koha.
Në këtë drejtim Qendra në përputhje me obligimet që ka nga Ligji, realizon aktivitete të ndryshme me qëllim të tejkalohet dhuna në familje. Në disa raste sipas burimit të njëjtë aktivitetet e Qendrës japin rezultate, por jo gjithmonë. Dhuna në familje drejtpërdrejt ndikon shpeshherë edhe në divorcet. Pjesa dërmuese e divorceve shkaktohet nga dhuna në familje, thonë nga kjo Qendër.
Në Qendrën për Punë Sociale rreth problemit të dhunës në familje potencojnë se ka nevojë për një bashkëpunim më të madh mes institucioneve kompetente rreth këtij problemi. Poashtu potencohet se nëse ka një bashkëpunim më të madh pritet të ulet dhuna në familje si dukuri negative sociale.
Shoqatat qytetare në Dibër poashtu potencojnë se rastet të cilat paraqiten në sferën e dhunës në familje janë minore në krahasim me numrat real si në qytet ashtu edhe në fshatra. Shoqatat potencojnë se shumë raste ekstreme të dhunës në familje nuk janë paraqitur as në polici e as në Qendrën për Punë Sociale. Viktimat kryesisht janë femrat por ka edhe pleq./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje