LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit marrin peng rojet në një burg të Paraguajit – i vënë zjarrin dhe sulmojnë policinë

Të burgosurit marrin peng rojet në një burg të Paraguajit – i vënë zjarrin dhe sulmojnë policinë

Të paktën 10 roje po mbahen peng nga të burgosurit në burgun më të madh të Paraguajit, ka konfirmuar policia në vendin e Amerikës së Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të burgosurit filluan një trazirë në burgun Tacumbú në kryeqytetin, Asunción, të martën pasdite.


Ata madje i kanë vënë zjarrin burgut dhe kanë sulmuar policinë.

Drejtori i burgut thotë se anëtarët e një bande burgu të quajtur Rotela Clan janë pas trazirave.

Numri i saktë i rojeve që ende mbahen peng është i paqartë.

Një zëdhënës i policisë tha se ishin “të paktën 10”, por në një video-telefonatë me një radio lokale të mërkurën në mëngjes me orën lokale, drejtori i burgut, Luis Esquivel, tha se ai dhe 21 roje ishin ende “të arrestuar nga rebelët”. /Telegrafi/