Sindikata e Pavarur e Mjekësisë në Maqedoni: Rritja e pagave për 10% është nënçmuese
![Sindikata e Pavarur e Mjekësisë në Maqedoni: Rritja e pagave për 10% është nënçmuese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/mjek-780x439-1-780x439.jpg)
Sindikata e Pavarur e Mjekësisë e cilëson si të ulët dhe nënçmuese rritjen e pagave për 10% në shëndetësi. Kryetari i saj Goran Risteskit hotë se rritja nuk do të vërehet as nuk do të luaj ndonjë rol, pasi që paga e disa punonjësve në këtë sektor është më e ulët se paga minimale. Sipas tij Ministria e Shëndetësisë është dashur ta rris pagat më së paku 20%.
“Nuk ndjehet, nuk ndjehet sepse paga minimale është shumë e ulët. Nga rritja e pagës për 10% nuk shohim ndonjë përfitim, për shkak se të vetmit në sektorin e shëndetësisë nuk respektohet ligji i pagës minimale. Në pjesën e shëndetësisë paga minimale ka qenë 14.090 denarë ndërsa tani e rritur në 15.499 denarë që vlerësoj se është në kundërshtim me ligjin për pagën minimale”, tha Goran Risteski – Sindikata e Pavarur Medicinale.
Çdo rritje page është e mirëseardhur thonë nga Shoqata e infermiereve, teknikëve dhe akushereve “Për ne”, megjithatë as kjo nuk e shpaguan përgjegjësinë që kanë infermieret.
“Çdo rritje është e mirëseardhur, por duhet të theksoj se as kjo nuk është e mjaftueshme të paguhen përgjegjësitë e infermiereve, duke marrë parasysh se posaçërisht kategoria e infermiereve janë me koeficient shumë të ulët dhe tek ato kemi problem ku duhet rritja të bëhet vetëm në koeficientët e tyre, kjo të jetë 1 ndaj 2 nga pagat me vijë të kuqe, ku fillojnë koeficientët e mjekëve të jetë e balancuar”, deklaroi Gordana Beshliovska, Shoqata e infermiereve, teknikëve dhe akushereve.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dy ditë më parë zhvilloi takim me përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë dhe Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë për rritje të re të pagave të personelit mjekësor në shëndetësinë publike. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për përcaktimin e pagës më të ulët për punonjësit e shëndetësisë dhe do të funksionalizohet rritja prej 10% për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, e paraparë me marrëveshjen e përgjithshme kolektive./TV21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/faton-hajrizi-380x233.jpg)
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi
![Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Eliza-Hoxha-7-720x405-1-380x233.jpg)
Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?
![Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Fation-380x233.png)
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi
![Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/twitter-miroslav-lajcak-380x233.jpg)
Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut
![Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/albin-Kurti-internacionalja-380x233.jpg)
Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin
![Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/nenad-canak-380x233.jpg)
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/grenchee-380x233.jpg)
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale
![Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo-1-2-380x233.jpg)
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen
![Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-234226-380x233.png)
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
![Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/euro--380x233.jpg)
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?
![Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-204417-380x233.png)
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-210113-380x233.png)
"Kam luajtur i dëmtuar, nuk guxoja të gjuaja" - Xhaka zbulon pas ndeshjes problemet me muskujt