LAJMI I FUNDIT:

Blerta Deliu – Kodra shkarkohet nga Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Blerta Deliu – Kodra shkarkohet nga Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Komisioni për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si Komision i Përhershëm, ka shkarkuar Blerta Deliu – Kodrën si anëtare e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Pro shkarkimit të deputetes Deliu nga ky komision kanë votuar katër anëtarë.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Adnan Rrustemi, kryetar i Komisionit për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si Komision i Përhershëm.

“Po është shkarkuar nga komisioni, Blerta Deliu – Kodra”, tha shkurtimisht ai.

Haxhiu e akuzoi se kishte marrë 2500 euro pa shkuar në Komision, Deliu-Kodra e padit për shpifje ministren
Lexo po ashtu Haxhiu e akuzoi se kishte marrë 2500 euro pa shkuar në Komision, Deliu-Kodra e padit për shpifje ministren

Shkarkimi i deputetes nga kjo pozitë, erdhi pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur një raport lidhur me punën e deputetes, dhe se ajo është paguar pa shkuar fare në punë.

“Para disa muajve në kuadër të punës sime jam si sinjalizuar nga stafi i MD për problemin që po diskutojmë sot. Këtë vit unë kam marr njoftimin se anëtar e Komisionit jo më emra të përveçëm, por disa që nuk shkojnë në mbledhje dhe paguhen. Kemi nisur punën që dhe kjo ka dalë e vërtetë. Disa anëtar që edhe pse nuk kanë marr pjesë në mbledhje janë paguar. Duke marr parasysh rëndësinë që ka ky Komision. Këto nuk janë pretendim të mija, por është raporti i zyrtarëve të MD-së.

Sipas raporti financiar pagesa për Deliu-Kodrën është mbi 3 mijë e 200 euro. Unë e di që Deliu-Kodra me ka paditur për shpifje jam e gatshme që të përgjigjem edhe këtu edhe në Gjykate, nuk ka të bëjë as pakë me çështje individuale e as personale. Unë do të ballafaqohem me në Gjykatë e cila do të jetë e hapur edhe për medie edhe për publikun”, tha ministrja gjatë mbledhjes.

Deliu – Kodra më herët ka hedhur poshtë deklaratat e ministres Haxhiu, dhe se ajo kishte ushtruar padi për shpifje ndaj ministres. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori