LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Beteja kundër rezistencës antimikrobike, përkushtim i Kosovës ndaj idealit evropian

Vitia: Beteja kundër rezistencës antimikrobike, përkushtim i Kosovës ndaj idealit evropian

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me Ministrin e Bujqësisë Faton Peci, priten në takim përfaqësuesit e ECDC, EFSA, Komisionit Evropian dhe IQLS për të njohur peshën e rezistencës antimikrobike në mbështetjen e parezervë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, Vitia theksoi se rezistenca antimikrobike nuk është çështje vetëm e sektorit të Shëndetësisë, por kjo rezistencë i përket të gjithëve, përfshirë këtu bujqësinë e mjedisin.

“Rezistenca antimikrobike paraqet një kërcënim serioz për shëndetin global. Si një provë e unitetit tonë, vlerave tona të përbashkëta dhe përkushtimit tonë ndaj idealit evropian, Republika e Kosovës e ka pranuar imperativin për ta luftuar atë me qëllim të ruajtjes së efektivitetit te agjentëve antimikrobikë, andaj duhet të punojmë krah për krah duke siguruar që sistemet tona ushqimore të jenë jo vetëm produktive, por edhe të kenë cilësi e siguri të qëndrueshme dhe të jenë në harmoni me mjedisin”, tha Vitia.


Ndërsa Peci shtoi se e njeh rëndësinë kryesore të përdorimit të antimikrobikëve në sektorin tonë bujqësor.

“Është e rëndësishme që të tregojmë maturi në qasjen tonë, pasi shëndeti i bagëtive tona ka një ndikim të drejtpërdrejtë si në mirëqenien e qytetarëve tanë, ashtu edhe në qëndrueshmërinë e praktikave tona bujqësore”.

Ministria e Shëndetësisë deri me tani ka zbatuar dy Plane Kombëtare të Veprimit për Rezistencën antimikrobike, në përputhje me Planin Global të Veprimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Konkluzionet e Këshillit të Evropës për rezistencën antimikrobike.

Sipas Planit të Veprimit për Rezistencën antimokrobike, Qeveria e Kosovës ka investuar rreth 1.5 milion euro për të përmirësuar infrastrukturën laboratorike për mikrobiologjinë klinike në të gjithë sektorin e shëndetit publik.

Në Ligjin aktual për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, në gusht të këtij viti, si nen i veçantë është përfshirë siguria e pacientëve, Rezistenca antimikrobike dhe infeksionet e tjera që ndërlidhen me kujdesin shëndetësor.

Gjithashtu, në vitin 2022, Ministria e Shëndetësisë miratoi Programin e Sëmundjeve Infektive për vitin 2023-2032, i cili adreson 100 rekomandimet  nga Raporti i Vlerësimit Teknik i Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, duke përfshirë rezistencën antimikrobike dhe infeksionet e marra në institucionet shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori