LAJMI I FUNDIT:

Rritet me 4.1 për qind inflacioni në Shqipëri, ndikohet nga çmimet më të larta të ushqimeve dhe karburanteve

Rritet me 4.1 për qind inflacioni në Shqipëri, ndikohet nga çmimet më të larta të ushqimeve dhe karburanteve
Foto: Olsi Shehu/Anadolu Agency

Çmimet nisën tendencën rritëse në shtator, pas një prirje rënëse që nisi që në tetor të vitit të kaluar, ku inflacioni arriti 8.3 për qind niveli më i lartë që nga viti 1997.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë në muajin shtator inflacioni shënoi 4.1 për qind, ose 0.1 për qind më lartë se në gusht. Kjo rritje u nxit nga çmimet më të larta të ushqimeve, karburanteve dhe shërbimeve arsimore. Një vit më parë ky ndryshim ishte 8.1 për qind.

Në Evropë ritmet e rënies se çmimeve ishte më i larta, se në vendin tonë për shkak të stabilizimit të çmimeve të energjisë.


Krahasuar me muajin Shtator 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,7%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,0%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 7,2%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 24,1%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9,4%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3%, “fruta” me 7,5%, “peshk” me 4,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,3%, “bukë dhe drithëra” me 2,1%, etj.

Viti i ri shkollor ka nisur me tarifa më të larta këtë vit në sektorin privat për shkak të rikthimit të TVSH-së në Arsim dhe çmimet e qirave të banesave në Tiranë janë rritur më tej këtë vit fluksi i lartë i turistëve që vijuan të jenë të shumtë edhe këtë muaj.

Krahasuar me muajin gusht 2023, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u rritën me 1,7%, pasuar nga çmimet e grupit “Transporti” me 1,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Veshje dhe këpucë” me 0,8%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,80 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,41 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,40 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,21 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,46 pikë përqindje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori