LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri të Kosovës, temë diskutimi në Këshillin e Evropës

Situata në veri të Kosovës, temë diskutimi në Këshillin e Evropës

Në Këshillin e Evropës sot do të diskutohet rreth zhvillime më veri të Kosovës, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.


Në njoftim thuhet se do të diskutohet për nevojën për depërshkallëzim të situatës.

“Debati për aktualitetin: ‘Situata në veri të Kosovës* pas sulmit të fundit dhe nevoja për deeskalim’”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në orët e hershme të 24 shtatorit, Policia e Kosovës u sulmua në mënyrë terroriste nga serb të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit.

Më pas, grupi i sulmuesve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë.

Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. /Telegrafi/