LAJMI I FUNDIT:

Përdorni uthull alkoolike për të nxitur mbirjen më të shpejtë të farës – ja se si

Përdorni uthull alkoolike për të nxitur mbirjen më të shpejtë të farës – ja se si
dreamstime

Uthulla alkoolike mundëson zbërthimin më të shpejtë të membranës së jashtme të farës, dhe në të njëjtën kohë vret patogjenët

Bima e re do të mbijë më shpejt nëse i njomni farat në uthull të bardhë alkoolike para mbjelljes.

Njomja e farave në uthull ndihmon që procesi i mbirjes të ndodhë më shpejt se zakonisht, sepse lejon që shtresa e jashtme të shpërbëhet lehtësisht, gjë që ndihmon farat të mbijnë.


Kur bëhet fjalë për shumimin e farës, duhet të merren parasysh shumë faktorë. Këto janë uji dhe toka, por edhe temperatura, ushqimi, cilësia e farës, vjetërsia dhe aspekte të tjera.

Gjithashtu, farat që mbijnë kanë nevojë për një sasi të mirë oksigjeni, kështu që metabolizmi i tyre është i shpejtë. Nëse ndonjë prej tyre është jashtë ekuilibrit, fara nuk do të mbijë, transmeton Telegrafi.

dreamstime

Çfarë është uthulla?

Uthulla e bardhë është një artikull që të gjithë e përdorin për gatim ushqimi. Është një lëng me ujë që përmban rreth pesë deri në tetë për qind acid acetik.

Acidi acetik ndihmon disa fara të mbijnë më shpejt dhe lejon që shtresa e jashtme të shpërbëhet për rritje më të shpejtë. Kjo gjithashtu lejon që fidanët në zhvillim të thithin çdo lëndë ushqyese të shtuar gjatë procesit të mbirjes, shkruan BalconyGardenWeb.

Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror Capiz në Filipine kryen një studim dhe vëzhguan efektin e uthullës në mbirjen e farave të patëllxhanit. Ata zbuluan se uthulla padyshim përshpejton procesin e mbirjes dhe se aplikimi efektiv i uthullës është në një përqendrim prej 0.001 për qind.

Si uthulla përmirëson mbirjen e farës

Kur njomni farat në uthull të bardhë që përmban deri në pesë për qind formulë të acidit acetik, farat zakonisht mbijnë në një periudhë shumë më të shkurtër kohore. Acidi acetik lejon që shtresa e jashtme të prishet dhe gjithashtu ndihmon në shkatërrimin e patogjenëve të jashtëm në fidan.

dreamstime

Recetë për përzierje me uthull që nxit mbirjen

Përzieni një lugë çaji uthull në një gotë ujë. Njomini farat në këtë tretësirë gjatë natës, ose jo më shumë se 12 orë, përndryshe uthulla mund t’i shkatërrojë farat.

Mbillni farat si zakonisht të nesërmen pas ujitjes. Mund të provoni edhe metodën e peshqirëve të letrës për mbirje të shpejtë.

Uthulla është një zgjidhje e qëndrueshme për farat më të kërkuara si bamja, patëllxhani, bizelet dhe pjepri. Ndihmon për të shkurtuar kohën dhe për të filluar më shpejt procesin e mbirjes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani

Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Kalo në kategori