LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut ka dy herë më shumë tokë sesa nevojitet për zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë

Maqedonia e Veriut ka dy herë më shumë tokë sesa nevojitet për zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë
Foto: Ilustrim

Një studim i kryer nga një ekip ekspertësh nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), organizata ekologjike globale “The Nature Conservancy” dhe organizata civile Eko-ndërgjegjësimi, zbulon se vendi ka dy herë më shumë tokë sesa nevojitet për të plotësuar nevojat për energji elektrike, pa ndikime të panevojshme në natyrë dhe komunitetet lokale.

Sektori energjetik i RMV-së ka një potencial prej së paku 11 GW për energjinë diellore fotovoltaike dhe 0.35 GW për energjinë e erës në tokë të degraduar dhe të papërdorshme, duke i mundësuar kështu vendit të bëhet lider në përpjekjet rajonale për dekarbonizimin, u kumtua sot në konferencën me temë “. Ndryshime energjetike: Plan për përshpejtimin e tranzicionit energjetik të Maqedonisë”.

Studimi i publikuar sot, rezultoi me një hartë të lokacioneve të qëndrueshme, kryesisht në tokë të padobishme dhe të ndotur, për zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Maqedoni. Nëse investimet do të drejtohen në fermat diellore dhe me erë në vetëm gjysmën e ketyre vendeve të përcaktuara, këto projekte mund të gjeneronin 7,7 teravat-orë energji elektrike në vit.


“Një shembull i rëndësishëm për këtë është parku diellor Osllomej, i ndërtuar në territorin e një ish-miniere të linjitit. Ai tashmë është pjesërisht funksional dhe pas përfundimit do të ketë kapacitet të instaluar prej 120 MW, tha bashkëpunëtori shkencor i ASHAM-it, dr. Aleksandar Dedinec në konferencën e sotme.

Rezultatet e studimit ofrojnë mundësi jo vetëm për vendimmarrësit, por edhe për investitorët, shtoi Dedinec, duke theksuar se përdorimi i hartave të krijuara mundëson një pasqyrë se cilat vendndodhje janë më të mirat dhe ku ta drejtojnë vëmendjen e tyre.

Pushtimi rus i Ukrainës, vazhdoi Dedinec, e prishi sistemin energjetik të Evropës dhe nxiti shumë vende evropiane të përshpejtojnë ndjeshëm vendosjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, duke diversifikuar burimet e tyre të energjisë dhe duke përforcuar kështu sigurinë energjetike.

Vendi është angazhuar të heqë gradualisht përdorimin e qymyrit deri në vitin 2027 duke u bashkuar me Aleancën për të luftuar largimin e qymyrit. Objektiva të tilla ambicioze kërkojnë përshpejtimin e zhvillimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në vende që nuk janë në zona me diversitet të konsiderueshëm biologjik, nuk kanë vlerë të lartë mjedisore dhe nuk janë kritike për mirëqenien e komuniteteve lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori