LAJMI I FUNDIT:

Ka arsye specifike se përse Ten Hag nuk mund të kërkojë më shumë nga lojtarët e Man United

Ka arsye specifike se përse Ten Hag nuk mund të kërkojë më shumë nga lojtarët e Man United

Erik ten Hag është nën presion të madh si trajner i Manchester United për herë të parë pasi pa skuadrën e tij të humbiste gjashtë nga 10 ndeshjet e para të sezonit.

Sipas ESPN, trajneri holandez mendon se nuk mund të jetë aq i ashpër me kritikat e tij ndaj lojtarëve sa do të donte në mënyrë ideale të ishte.


Kjo për shkak se ai ka frikë se ‘brishtësia mendore’ e skuadrës së tij do t’i bënte ata të paaftë për të kuptuar mesazhin e tij dhe kritikat e ashpra mund të kenë një efekt negativ te lojtarët.

Erik ten Hag ka vendosur 17 rekorde të padëshiruara pas humbjes së Man United kundër Galatasaray
Lexo po ashtu Erik ten Hag ka vendosur 17 rekorde të padëshiruara pas humbjes së Man United kundër Galatasaray

Ten Hag ka vënë re gjithashtu probleme me gjuhën e trupit në mesin e anëtarëve të skuadrës, kur rezultatet nuk shkojnë siç duhet.

Ai po bëhet gjithnjë e më i frustruar që mesazhi i tij nuk po shkon siç duhet tek disa anëtarë të veçantë të skuadrës.

Holandezi do të shpresojë se ai mund të motivojë skuadrën e tij për t’u rikthyer në maksimumin e tyre dhe të paktën mund të fitojë ndeshjen në Brentford para pushimit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Serie A
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga

"Pa diskutim, por jo me të njëjtin ritëm" - Klopp zbulon nëse planifikon të vazhdojë punën pas largimit nga Liverpool

Përfaqësueset
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Kalo në kategori