Dëshmitari Besmir Doçi ka thënë se një person të cilit nuk mund të ia publikonte emrin i kishte thënë se i akuzuari për krime lufte Muhamet Alidemaj kishte marrë pjesë në masakrën e Izbicës dhe në fshatin e tij.
Këtë deklaratë Doçi e ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj të akuzuarit Muhamet Alidemaj, i cili ngarkohet se kishte marrë pjesë bashkë me policë dhe ushtarë serbë në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që ka ndodhur në mars 1999 e ku ishin vrarë e masakruar mbi 130 shqiptarë.
“Ky personi mu m’ka thanë se ka marrë pjesë edhe në masakër të Izbicës edhe te ai, edhe ka thonë komplet katuni u kall veç shpijat e dajve t’tij s’jon kall”, tha dëshmitari Doçi.
Gjithashtu, ai tha se i akuzuari Alidemaj kishte jetuar në Serbi, dhe se një gjë të tillë e kishte kuptuar pasi që ishte interesuar për të njëjtin.
Dëshmitari Doçi tha po ashtu se disa persona që e njihnin të akuzuarin Alidemaj kishin dëshmuar se i njëjti kishte qenë i veshur me uniformë serbe.
“Do qishtu të tijna si e kanë dëshmu si u kon në uniformen serbe, vesh me uniform serbe qa ka mujt me ba ky e din veç ky vet”, tha dëshmitari Doçi.
Tutje dëshmitari i pyetur nga anëtarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini, nëse i dinte emrat e personave që i përmendi që i kishin treguar se i akuzuari Alidemaj kishte qenë i veshur me uniformë serbe, ai tha se nuk mund të i thoshte pasi që e njihte të akuzuarin, duke shtuar se një gjë të tillë e dinte i gjithë rrethi i tij.
Në pajtim me gjykatësin Ismaili, dëshmitari Doçi e shkroi emrin e atij personi dhe numrin e telefonit të njëjtit në letër që të mos bëhej publik.
Sipas dëshmitarit Doçi, personi i lartcekur i kishte kërkuar që emri i tij të mos bëhej publik, pasi që njihej me të akuzuarin Alidemaj familjarisht, i njëjti shtoi se një gjë të tillë nuk e kishte përmendur në deklaratën e tij në polici pasi që i kishte dhënë të njëjtit fjalën që nuk do ta përmende por pasi që e kishte parë të akuzuarin Alidemaj nuk mundte ta fshihte më.
Tutje avokati Dejan Vasiq tha se a mund të dinin emrin e personit që dëshmitari Doçi e kishte shkruar në letër ku tutje gjykatësi Ismaili tha se duhet që fillimisht gjykata ta verifikojë nëse i njëjti duhet të ftohet dhe më pas i njëjti të ftohet në mënyrë zyrtare.
Avokati Vasiq kërkoi që ta shikojë letrën ku dëshmitari Doçi kishte shkruar emrin e atij personi nga larg dhe gjykatësi Ismaili të njëjtit i tërhiqi vërejtjen, ku më pas ia tregoi nga larg dhe në këtë rast prokurori Atdhe Dema tha se të ia tregojë edhe atij, duke shtuar se gjykata e vlerëson se kë thërret si dëshmitar.
Paraprakisht në pyetjet e prokurorit Dema, dëshmitari Doçi tha se gjatë luftës nga fshati i tyre, Kërnicë në Komunën e Klinës kishin shkuar në Bojnikë, dhe se ndërkohë e kishin kuptuar që në Izbicë po mblidheshin më shumë shqiptarë si në një vend më të sigurt.
I njëjti tha se të gjithë kishin dal në një livadh, në Izbicë, ku aty forcat serbe nga disa pishtole gjuanin zjarr dhe i digjnin shtëpitë, ku më pas të njëjtit ishin hyrë në masë të popullatës kishin filluar të kërkojnë para dhe dukat, duke shtuar në mesin e forcave serbe kishte edhe persona të uniformuar që flisnin shqip.
Sipas tij të njëjtit i kishin të mbyllur fytyrën të njëjtëve iu vëreheshin vetëm sytë, duke shtuar se pasi që i kishin mbledhur të gjitha paratë dhe arin të njëjtit kishin filluar të shajnë në gjuhën serbe dhe nënën e tij e kishin shtyrë e cila kishte pësuar lëndime dhe tash ende kishte pasoja.
Dëshmitari Doçi, po ashtu, tha se edhe atë e kishin goditur me thikë të armës në anën e majtë të shpinës duke shtuar se atë kohë ishte vetëm 13 vjeçar.
I pyetur nga gjykatësi Ismaili se sa persona ishin që kishin folur shqip të veshur me uniforma serbe, i njëjti tha se aty kishin qenë diku rreth 4 persona duke shtuar se aty kishin mbetur të vrarë rreth 140 persona.
“Qaty ngat neve jon kon nja 3 a 4 bile shumë të zeshtë edhe qi plaçkitshin, ata qi kan mujt mi njoft ma mirë jon të vram, 147, dikush ka pshtu prej tyre”, tha dëshmitari Doçi.
Sipas dëshmitarit Doçi personat kishin qenë të masakruar dhe që secili e kishte pasur nga një plumb në gojë, duke shtuar se edhe babai i tij kishte qenë në mesin e personave të vrarë në atë masakër.
I njëjti shtoi se pas luftës ata ishin interesuar se kush kishin qenë personat që kishin folur në gjuhen shqipe në masakrën e Izbicës të cilët kishin qenë të veshur me uniforma serbe, duke shtuar që ata që i kishin njohur i kishin vrarë.
Dëshmitari Doçi tutje tha se ky personi i cili akuzohej me mbiemrin Alidemaj pasi që emri i tij nuk i kujtohej nuk i kishte djegur shtëpitë e familjareve të tij dhe sipas tij kjo i kishte bindur që ai kishte qenë pjesë e masakrës se Izbicës.
Ndër të tjera i njëjti tha se më 28 mars 1999, kishte ndodhur masakra ku kishte qenë festa e Bajramit duke shtuar se në atë masakër ishte vrarë edhe një vajzë 6 muajsh i cili në fund shtoi se të akuzuarin Alidemaj nuk e kishte parë personalisht duke shtuar që edhe po ta kishte parë nuk do ti kujtohej pasi që ai kishte qenë i maskuar.
Ndërsa në këtë seancë ishte i paraparë të dëgjohej edhe dëshmitari Jetish Qallapeku për të cilin gjykatësi Ismaili tha se i njëjti kishte marrë konfirmim që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye pyeti palët nëse pajtoheshin që dëshmia e të njëjtit vetëm të konsiderohet e lexuar.
Një gjë e tillë nuk u kundërshtua as nga mbrojtja e as nga prokurori Dema.
Në anën tjetër mbrojtësi i të akuzuarit, Alidemaj, avokati Miloš Delevic tha se kishte propozuar dëshmitarë dhe prova materiale të cilat do të vërtetojnë alibinë e të akuzuarit, duke shtuar se i njëjti do t’i njoftojë dëshmitarët.
Tutje anëtarja e trupit gjykues Violeta Namani i tha të njëjtit që të kufizonte numrin e dëshmitarëve për shkak ekonomizimit të çështjes, avokati Delevic tha do ta rishikonte edhe njëherë listën e dëshmitarëve.
Seanca e radhës për këtë çështje pritet të mbahet më 3 nëntor 2023.
Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 29 mars 2022, Muhamet Alidemaj po ngarkohet se gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 – 11 qershor 1999, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre.
Sipas aktakuzës, Alidemaj më 28 mars 1999 në fshati Izbicë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e popullsisë civile, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit në vendin e quajtur “Malet e Stejevcit”, në kodrën e rrugës Kërrninë – Belicë, së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe në të cilën bënin pjesë edhe Ivo Obradovic, Stanoje Shkerkiq, Sasha Vidiq, Milenko Miletiç, Sava Shkerkiq, Ranko Shkerkiq, Bogoljub Miletiq, Ivica Vidiq, Bane Shkerkiq si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, shkojnë tek vendi – livadhi ku ishin të grumbulluar popullsia civile e fshatit Izbicë dhe fshatrave të tjera përreth, me dhunë i ndajnë gratë dhe fëmijët nën moshën 12-vjeçare dhe dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë.
Ndërsa, burrat e mbetur thuhet se i ndajnë në tri grupe, duke i dërguar secilin grup në një vend të caktuar dhe i ekzekutojnë me armë automatike duke i vrarë 130 persona, prej të cilëve 114 viktima u identifikuan, emrat e të cilëve janë paraqitur në shtojcën 1 të kësaj aktakuze, kurse 12 civilë i mbijetuan ekzekutimit, emrat e të cilëve gjenden në shtojcën 2 të kësaj aktakuze, ashtu që trupat e cilëve të vrarë pas 2-3 dite ishin varrosur nga fshatarët.
Tutje, sipas aktakuzës thuhet se përafërsisht pas dy muajve të vitit 1999, i akuzuari Alidemaj së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, u kthyen sërish në fshat, i zhvarrosën trupat me ekskavator dhe i larguan duke i transportuar me disa kamionë në drejtim të panjohur, ndërsa pas përfundimit të luftës trupat e viktimave u gjetën në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, në fshatin Suhodoll të Mitrovicës dhe në fshatin Novolan të Vushtrrisë.
Më tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Alidemaj së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në trajtimin çnjerëzor, cenimin e integritetit trupor dhe të shëndetit, zhvendosje, grabitje dhe shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile të fshatit Izbicë dhe fshatrave përreth, ashtu që fillimisht i detyruan me dhunë civilët shqiptarë që të largoheshin nga shtëpitë e tyre duke i kërcënuar ata me armë dhe i grumbulluan në një livadh në mes të fshatit.
Me ç‘rast, i akuzuari Alidemaj thuhet se së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, e thirrën të dëmtuarën Xhemile Osmanaj që të dalë nga turma e njerëzve ku ishin grumbulluar, fillimisht nën kërcënimin e armës ia morën 1 mijë marka gjermane, pastaj nën tytën e armës në shpinë, e detyruan që t’iu prijë gjatë kontrollit të shtëpisë së saj.
Më pastaj, aktakuza thotë se i pandehuri Muhamet Alidemaj e goditi me shuplakë në fytyrë tek dera e shtëpisë dhe e urdhëruan që të shkojë tek turma e civilëve të grumbulluar në livadh, kurse civilëve të tjerë iu konfiskuan të gjitha sendet e tyre personale me vlerë, i rrahën rëndë disa nga meshkujt, i detyruan me dhunë gratë dhe fëmijët të largoheshin në drejtim të Klinës, duke iu thënë të shkojnë në Shqipëri, si dhe nën kërcënimin e armëve ua grabitën çdo gjë me vlerë monetare dhe në fund i shkatërruan dhe i dogjën shtëpitë e fshatit Izbicë.
Me këtë, akuzohet se në bashkëkryerje, e ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos