LAJMI I FUNDIT:

Zenka: Nuk duam pozita në qeverinë e re malazeze

Zenka: Nuk duam pozita në qeverinë e re malazeze

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve (DUA), Mehmed Zenka, ka thënë se e përkrah qeverinë e re malazeze për shkak të parimeve dhe marrëveshjes me mandatarin.

Ai tha se nuk ka kërkuar ndonjë vend në Qeveri dhe nuk e kanë kushtëzuar mbështetjen me ndonjë post, raporton rtcg.


“Ne i japim mbështetje qeverisë për shkak të nevojës së Malit të Zi për intensifikimin e rrugës evropiane dhe kursit properëndimor të shtetit të Malit të Zi; Nevojës së veçantë për pajtim dhe qetësimin e tensioneve duke vendosur një moratorium për të gjitha temat që përçajnë shoqërinë; Vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me theks të veçantë mbylljen e kapitujve 23 dhe 24 në procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian; Bashkëpunim i fortë në kuadër të aleancës dhe partneritetit të NATO-s si dhe lidhja e pathyeshme me partnerin tonë kyç SHBA-në”, tha deputeti shqiptar.

Shqiptarët po bashkohen në Kuvendin e Malit të Zi: Tre deputetë formojë grup parlamentar
Lexo po ashtu Shqiptarët po bashkohen në Kuvendin e Malit të Zi: Tre deputetë formojë grup parlamentar

Ndryshe, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA) dhe Forumi Shqiptar krijuan një grup të përbashkët parlamentar në Kuvendin e Malit të Zi, ndërsa kryetar i grupimit do të jetë Nik Gjeloshaj.

Kujtojmë se Mehmet Zenka (DUA) ishte në zgjedhjet e 11 qershorit në listën e partisë së Milo Gjukanoviqit, DPS. Anëtarë të Forumit Shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi janë Nik Gjeloshaj dhe Nikollë Camaj.

Milojko Spajiq, kandidat i partisë fituese të zgjedhjeve të fundit parlamentare, është mandatuar për krijimin e qeverisë së re ndërsa do t’i duhen së paku 41 vota për ta pasuar kryeministrin aktual, Dritan Abazoviq. /Telegrafi/