LAJMI I FUNDIT:

Me mbi 95 milionë euro fitim vetëm nga turneu, publikohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

Me mbi 95 milionë euro fitim vetëm nga turneu, publikohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

Princesha e pop-it, Dua Lipa është më e pasur se shumica e mbretërve.

Këngëtarja e lindur në Londër, 28 vjeçe, ka rritur pasurinë e saj me 154,000 funte (177 mijë euro) në javë vitin e kaluar – nga disa investime të tjera mendjemprehta si dhe turneu i saj muzikor.

Asetet neto në kompaninë e saj të ‘krijimit artistik’, Radical 22 Ltd, arritën pothuajse 30 milionë funte (34.6 milionë euro), nga 21,7 milionë funte (25 milionë euro) në 2021, sipas llogarive të publikuara këtë javë, shkruan DailyMail.


Por nuk ishin vetëm paratë nga turneu i saj “Future Nostalgia” që e ndihmuan pasurinë e saj.

Ajo gjithashtu pa vlerën e portofolit të saj të aksioneve të rritet nga 3 milionë funte (3.4 milionë euro) në 13 milionë (14.9 milionë euro) dhe bleu një pronë investimi inteligjente pranë Stacionit St Pancras për 1.5 milion funte (1.7 milionë euro).

Kompania, e cila deri vitin e kaluar quhej Dua Lipa Ltd, por u ndryshua në Radical 22, kanalizon fitimet nga honoraret, shfaqjet live dhe investimet.

Turneu i saj me 91 koncerte u zhvillua nga shkurti deri në nëntor të vitit të kaluar dhe fitoi më shumë se 83 milionë funte (95.7 milionë euro) dhe u përcoll nga më shumë se 1.3 milionë fansa.

Këngëtarja e “New Rules” do të publikojë albumin e saj të tretë në studio në fillim të vitit të ardhshëm – dhe ka të ngjarë të shohë pasurinë e saj të rritet më tej. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj

Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Magazina
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet

Magazina
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Kalo në kategori