LAJMI I FUNDIT:

Bieber: Muralet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” të shkruara në Serbi, sinjal se si qeveria dëshiron që shoqëria të mendojë për Kosovën

Bieber: Muralet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” të shkruara në Serbi, sinjal se si qeveria dëshiron që shoqëria të mendojë për Kosovën

Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, ka folur për situatën në Kosovë.

Ai ka bërë një ndërlidhje të fakteve, ku ka thënë se ka muaj që në Serbi janë shkruar murale “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.


Bieber ka shkruar në platformën “X”, se këto murale nuk janë spontane, por të njëjtat kanë qartë miratimin e qeverisë serbe.

“Zbulimi i muraleve në Serbi. Prej muajsh murale si kjo “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë shfaqur në mbarë Serbinë. Ato nuk janë spontane. Muralet dhe slogani kanë qartë miratimin e qeverisë”, ka shkruar Bieber.

Ai shkruan më tej se për këto murale Vuçiq ka pohuar se janë në përputhje me rezolutën 1244.

Bieber përmend edhe faktin kur një aktiviste ishte dënuar për shkak se kishte hedhur vezë në muralin e Ratko Mlladiq.

“Në të njëjtën kohë, Aida Çoroviq, një aktiviste për një kohë të gjatë, gjobitet për “shqetësim të rendit dhe paqes” për hedhjen e vezëve në muralin e Ratko Mlladiq në 2021”, shkruar Bieber.

Tutje ai bënë të ditur se në Bijelina matanë kufirit në Serbi, njërit prej sulmuesve të vrarë në Bansjkë më 24 shtator i është kushtuar një mural.

“Këto murale, si tabloidet, sinjalizojnë se si qeveria dëshiron që shoqëria të mendojë për Kosovën dhe “heronjtë” dhe gjithashtu vërshojnë hapësirat publike me nacionalizëm radikal që vështirë injorohet”, u shpreh Bieber. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori