Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot drejt Brukselit.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Bislimi në Bruksel do të prezantojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”.
“Zëvendëskryeministri Bislimi do të takohet dhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman”, thuhet më tej në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Bisilimi do të mbajë dhe një diskutim me PSC (Political and Security Committee) ku do të marrin pjesë ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe nga BE-ja.
Në faqen zyrtare të “European Policy Center” ku është bërë e ditur pjesëmarrja e Bislimit, thuhet se tensionet e vazhdueshme në veri, kanë penguar përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt BE-së.
“Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, tensionet janë përshkallëzuar vazhdimisht në veri të Kosovës, duke shkaktuar përkeqësim të marrëdhënieve me Serbinë. Kjo jo vetëm që ka penguar përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt BE-së, por ka krijuar një krizë serioze sigurie për Ballkanin Perëndimor dhe BE. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka arritur të qetësojë tensionet dhe tani është në një pikë stagnimi”, thuhet në njoftimin e EPC-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles