LAJMI I FUNDIT:

Për vetëm 20 minuta, Komuna e Pejës transkriptoi fjalimet e seancës përmes inteligjencës artificiale – Shqip.ai

Për vetëm 20 minuta, Komuna e Pejës transkriptoi fjalimet e seancës përmes inteligjencës artificiale – Shqip.ai
Foto: Ilustrim

Komuna e Pejës për herë të parë transkriptoi me inteligjencën artificiale shqip.ai, fjalimet e seancës së rregullt të Kuvendit të Komunës së Pejës

Komuna e Pejës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se kanë bërë një hap të rëndësishëm duke përdorur inteligjencën artificiale për të transkriptuar seancën e Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 29.09.2023.

Përmes njoftimit nga kjo komunë bëhet e ditur se transkriptimi i 230 minutave të fjalimeve në këtë seancë, u bë në vetëm 20 minuta.


“Komuna e Pejës bëri një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes duke përdorur inteligjencën artificiale për të transkriptuar seancën e Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 29.09.2023, ku u diskutua dhe u aprovua buxheti i Komunës për vitin 2024, ky transkriptim u bë në vetëm 20 minuta.

Përmes Shqip.ai, arritëm të transkriptojmë 230 minuta të diskutimeve te pikave të rendit të ditës e edhe miratimit të buxhetit për vitin 2024 në Kuvendin Komunal të Pejës në vetëm 20 minuta, duke mbuluar një saktësi prej mbi 95%”, bëhet e ditur në njoftim.

Sahatçiu: Me Shqip.ai Komuna e Prishtinës transkriptoi seancën për buxhet në vetëm 12 minuta
Lexo po ashtu Sahatçiu: Me Shqip.ai Komuna e Prishtinës transkriptoi seancën për buxhet në vetëm 12 minuta
“]

Tutje në njoftim bëhet e ditur se: “Shqip.ai na lehtësoj nga puna manuale, duke na lejuar të fokusohemi në vizionin tonë për të ardhmen e qytetit. Ky sukses tregon se çfarë mund të arrijmë kur inovacioni dhe teknologjia bashkohen me dëshirën tonë për të bërë gjëra të mëdha”.

“E vërteta është se e ardhmja është e digjitalizuar, tani është koha të shfrytëzojmë potencialin e tregut lokal dhe të zhvillohemi së bashku, me punën tonë të përbashkët”, thuhet në postimin e Komunës së Pejës.

Ndryshe, ditë më parë Komuna e Prishtinës kishte transkriptuar me inteligjencë artificiale seancën për buxhet në vetëm 12 minuta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori