Janë mbyllur 10 edhe markete në Maqedoni, drejtori i Inspektoratit me mesazh për tregtarët e paregjistruar
Nga 19 shtatori, kur u miratua vendimi i parë i qeverisë për uljen e çmimeve, janë kryer mbi 550 kontrolle, janë lëshuar mbi 32 urdhërpagesa dhe janë shqiptuar gjoba në shumë prej 6.320 milionë denarë. Gjobat janë për mosrespektim të Vendimit, por edhe për zbatim të praktikave të padrejta tregtare, ndërsa veprimi është ndërmarrë në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, njoftoi sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Goran Trajkovski dhe informoi se janë mbyllur 10 markete: në Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Gostivar, Kavadar, Tetovë dhe Strugë.
Siç theksoi Trajkovski,, në mesin e këtyre 10 marketeve nuk ka asnjë nga ata pesë që ishin mbyllur fillimisht.
Drejtori i ISHT përsëriti se afër çmimit të ulur të produkteve duhet të qëndrojë shenja “çmimi i garantuar”, ndërsa afër atyre që janë me vetë iniciativë nga marketet për çmime më të lira, duhet të ketë shenjë adekuate e cila këtë e tregon qartë.
Ai u bëri thirrje të gjithë tregtarëve të paregjistruar, të regjistrohen më së voni deri më 15 tetor sepse pastaj, paralajmëroi, do të vijojnë kontrollet e përforcuara.
“Në 10 ditët e fundit jemi kujdesur që kushdo që nuk respekton masën e qeverisë të dënohet dhe kushdo që zbaton praktika të pandershme tregtare do të burgoset dhe nuk do të ketë kompromis për askënd. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen, nuk do të ketë kompromis dhe kush nuk respekton masat dhe vendimet e Qeverisë do të dënohet, dhe ai që e përsërit veprën do të burgoset për një kohë të gjatë” nënvizoi drejtori.
Qëllimi i ISHT, përsëriti Trajkovski, nuk është që kompanitë të jenë të mbyllura, por që të respektohen vendimet.
Në lidhje me tregtarët e paregjistruar, theksoi se nëse pas 15 tetorit vërehet ndonjë tregtar i cili kryen veprimtari të paregjistruar, do të ketë gjoba dhe do të merret malli.
Në pyetjen e gazetarëve rreth mungesës së disa produkteve në markete, si vezët, ndërsa më parë edhe mishi, siç u paraqitën konsumatorë, Trajkovski tha se tregtarët duhet të tregojnë nëse kanë problem me furnizuesit që Inspektorati të reagojë.
Ai përkujtoi se numri i telefonit 02/191 për denoncim të parregullsive funksionon 24 orë, çdo ditë të javës.
Për rregullimin e tregjeve, Trajkovski tha se ISHT nuk është kompetent.
“Por jam i bindur, nëse bashkë me Ministrinë e Ekonomisë gjejmë mënyrën për të funksionuar dhe për të vepruar, ISHT do të veprojë edhe në tregje”, është i vendosur drejtori.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron