Paralelet në gjuhën shqipe në shkollat fillore në Ohër kanë mbetur me shumë pak nxënës. Me këtë zvogëlohet edhe mundësia e hapjes së klasave në gjuhën shqipe në arsimin e mesëm. Filloristët shqiptarë mësojnë në shkollën “Vëllazërim-Bashkimi”, e vetmja shkollë fillore në qytet ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.
“Nëse gjeneratat kanë qenë rreth 30 nxënës për gjeneratë, gjenerata e fundit ka qenë 15, ndërsa viti i paraprak me 23. Këtë vit kemi 14 nxënës të regjistruar për mësim në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin shkollor 2022/2023 kemi pasur 34 semimaturantë. Kjo është një rënie e drejtpërdrejtë prej rreth 20 nxënës”, u shpreh Xhemal Mehmed – Drejtor i Shkollës Fillore Vëllazërim- Bashkimi.
Edhe pse tash disa vite janë planifikuar dy paralele në gjuhën shqip në Qendrën e Shkollës Elektrike dhe Mekanike në Ohër, në konkurset e shpallura nga Ministria e Arsimit, pothuajse nuk kishte aspak interesim.
Nisma për hapjen e një shkolle të mesme në gjuhën shqipe në Ohër daton nga fundi i viteve 1970 kur u plotësuan të gjitha kushtet, por ndodhi diçka tjetër.
Tani nxënësit shqiptarë nga Ohri pas mbarimit të shkollës fillore, rreth 80% e tyre vazhdojnë arsimimin në gjuhën shqipe në Strugë. Të tjerët vazhdojnë të mësojnë maqedonisht në shkollat e mesme të Ohrit. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251