LAJMI I FUNDIT:

Fiona Gllavica bëhet nënë për herë të dytë

Fiona Gllavica bëhet nënë për herë të dytë
Foto: Norik Uka

Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka njoftuar me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.


Ajo dhe bashkëshorti i saj, Arbnor Pacolli, janë bërë prindër të një vajze të quajtur, Elena.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i serialit “Çka ka shpija” vlen të ceket se ka edhe një djalë, Dukë, që e solli në jetë tri vite më parë.

Të gjitha lajmet nga Fiona Gllavica
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fiona Gllavica

E njëjta u martua në korrik të vitit 2019 në një ceremoni luksoze të organizuar në Prishtinë.

Ajo ndërkaq po vazhdon angazhimet me projekte filmike si dhe në serialin vendor, “Çka ka shpija”.

Për publikun shqiptar u bë më e njohur për rolin e Pajtesës. /Telegrafi/