Tagarev: Bashkëpunimi në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është shumë i rëndësishëm
Bashkëpunimi në mbrojtje mund të jetë shembull pozitiv se si zhvillohen marrëdhëniet mes dy shteteve, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin me homologun e saj bullgar Todor Tagarev, në prag të takimit në Novo Sellë me kontingjentin nga Maqedonia e Veriut në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ministrja Petrovska ka biseduar me ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Todor Tagarev, pas çka ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është jashtëzakonisht domethënës dhe se është në nivelin që i ka hije dy vendeve aleate në NATO.
Sot, së bashku me homologun tim Tagarev, do të vizitojmë forcat tona shumëkombëshe që janë të stacionuara këtu në Bullgari dhe janë pjesë e pranisë së përforcuar të Aleancës së NATO-s në të gjithë territorin e saj. Jam i kënaqur që vitin e kaluar pata rastin të vizitoj zyrtarisht Bullgarinë për herë të parë, por edhe tani gjatë vizitës sime do të konstatoj se bashkëpunimi në mbrojtje mes dy vendeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe po zhvillohet ashtu siç i ka hije dy vendeve që janë anëtarë të aleancës së NATO-s”, tha Petrovska.
Shtoi se temë e bisedës do të jenë mënyrat se si më shumë të zhvillohet bashkëpunimi, me çka porositi se “ajo si edhe deri më tani edhe në të ardhmen do të përfaqësojë shembull pozitiv për atë se si të zhvillohen marrëdhëniet mes dy shteteve tona”.
Ministri Tagarev porositi se marrëdhëniet në mbrojtje mes dy shteteve janë shumë të mira dhe se lartë e vlerëson kontributin e Maqedonisë së Veriut në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari. Shtoi se marrëdhëniet në mbrojtje janë në nivel të lartë dhe se do të punojë në zhvillimin e tyre edhe në të ardhmen.
Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në forcat e NATO-s në Bullgari bazohet në vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kontributi ynë për forcat në Bullgari filloi në nëntor 2022 me dërgimin e një togu dhe një oficeri shtabi ku, së bashku me pjesëtarët e forcave të armatosura aleate, janë pjesë përbërëse e sistemit kolektiv të parandalimit dhe mbrojtjes. Kontigjenti i Maqedonisë së Veriut në forcat shumëkombëshe në Bullgari është sa një togë. Në këto forca ka mbi 1000 anëtarë nga aleatët Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Shqipëria, Greqia, Mali i Zi, Turqia dhe SHBA, nën udhëheqjen e Italisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë