LAJMI I FUNDIT:

MASH Maqedoni: Kartelat pagesore të dedikuara për racion të subvencionuar të studentëve mund të merren edhe të shtunën

MASH Maqedoni: Kartelat pagesore të dedikuara për racion të subvencionuar të studentëve mund të merren edhe të shtunën

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se kartelat e dedikuara të pagesës për shfrytëzimin e mjeteve financiare për racionin e subvencionuar të studentëve, studentë që plotësojnë kushtet për realizimin e kësaj të drejte, do të mund t’i mbledhin në filialet e Bankës Sparkase gjatë ditës së nesërme, të shtunën (30.09.2023).

MASH ju bën apel të gjithë studentëve që ende nuk kanë vepruar në përputhje me udhëzimet e dhëna, që ta bëjnë këtë dhe të shkojnë në filialin që janë njoftuar se do t’u lëshojnë kartelën. Shfrytëzimi i mjeteve financiare për blerjen e ushqimeve në markete, furra buke, restorante dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime, fillon nga e hëna, pra me fillimin e vitit të ri akademik 2023-2024.

Përkujtojmë se aplikimi për këtë të drejtë për kandidatët që kanë fituar statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 zgjat deri më 2 tetor 2023.


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori