Numri i personave të prekur me infrakt në zemer në Kosovë, është në rënie për shkak të intervenimeve me kohë.
Kështu ka thënë për KosovaPress, kardiologu i Klinikë së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Daut Gorani, në Ditën Botërore të Zemrës.
Kardiologu tregoi faktorët kryesor që mund të shkaktojnë infarkt, duke përfshirë diabetin, hipertensioni, obezitetin dhe mungesën e aktivitetit fizik, derisa jep detaje se si duhet vepruar në kushte shtëpie kur shohim dikë se po pëson sulm në zemër.
Gorani theksoi se gjatë këtë vit kanë realizuar rreth 1857 procedura intervente dhe afër 3 mijë procedura diagnostike, duke shënuar një numër rekord të intervenimeve.
“Numri bie për shkak se ne i trajtojmë anginat para se të ndodhë infarkti, sidomos sivjet kemi realizuar një numër shumë të madh të proceduarve diagnostike dhe intervente, prandaj me realizmin e këtyre procedurave dhe numri i infarkteve bie. Megjithëse, është një trend në krejt botën për shkak të faktorëve të rrezikut në rritje, mirëpo ne e kemi zvogëluar në shtete e zhvilluara, natyrisht për shkak të intervenimeve me kohë nuk vije duke u rritur po duke rënë. Edhe ne po futemi gradualisht në mesin e shteteve të zhvilluara sa i përket trajtimit të sëmundjeve të zemrës… Në këtë vit kemi realizuar një numër rekord të intervenimeve dhe të procedurave diagnsotike, i kemi realizuar diku 1857 procedura intervente dhe afër 3 mijë procedura diagnostike”, tha Gorani.
Kardiologu Daut Gorani foli për faktorët kryesor që shkaktojnë sulm në zemër, derisa potencoi se më të rrezikuarit janë moshat 40 deri në 65 vjeç, duke mos anashkaluar edhe të rinjtë.
“Janë disa faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës në radhë të parë, është niveli i lartë i yndyrave në gjak, pastaj sëmundja e diabetit, hipertensioni, obeziteti, trashëgimia, mungesa e aktivitetit fizik, dhe pirja e duhanit, ajo që është më e rëndësishmja, për shkak të pirjes së duhanit incidenca e infarktit është shumë e lartë…Moshat e reja janë më pak të kursyera, kemi edhe në mosha të reja infarkte të miokardit, sidomos te abuzuesit e drogave, tek këto mosha të reja për shkak të çarjes së enëve të gjakut, ndodh edhe infarkti miokardit dhe kemi pasur edhe raste të tilla, ndërsa më e shpeshtë është diku prej moshës 40 deri në 60 apo 65 vjeçare, natyrisht edhe tek moshat e shtyra”, theksoi eksperti i shëndetësisë.
Përveç këtyre, profesionisti shëndetësor tregoi se dhimbja e gjoksit është shenja kryesore paralajmëruese se mund të prekeni nga infarkti, derisa shtoi se në kushte shtëpie në rast të sulmit, të jepen tre aspirinë dhe tabletë kundër hipertensionit.
“Zakonisht dhimbja e gjoksit, shqetësimet prekordiale, frymëzënia, janë ekuivalente të dhimbjes ose një paralajmërues që diçka ka të bëjë me zemër, por dhimbja e gjoksit është simptoma kryesore… Nëse kemi afër vetit aspirinë, është mirë që tri tableta aspirinë menjëherë të jepen, të matet tensioni arterial , nëse është vlera shumë shume lartë, menjëherë ndonjë antihipertensiv, nëse posedojmë nitroglicerinë është mirë që t’i jepet nitroglicerina, tableta ose sprej ose çfarëdo forme qoftë, natyrisht nëse pacienti nuk e ka tensionin e ulët”, u shpreh Gorani.
Ai shtoi se kanë nevojë për aparatura të reja dhe hapësira më të mëdha për të trajtuar pacientët në këtë klinikë. Ai shtoi se ka nevojë edhe për rritje të stafit të mesëm.
Hapësirat nuk janë të mjaftueshme, ka nevojë për hapësira të reja ka nevojë për aparaturë të re, sidomos në procedurat invazive, aparatura është mjaft e vjetruar, është e konsumuar, është punuar shumë me to. Ne kemi dy aparate të koronarografisë, aparati më ri, edhe ai tani është mjaftë i vjetër, ne i kemi tejkaluar numrin e procedurave të cilat parashihen sipas specifikimit të aparaturës, tani diku mbi 6000 procedura janë punuar më shumë se sa që lejon specifikimi ia tij aparati…Përmirësimi i kushteve, aparaturës së re do ta përmirësonte shumë edhe cilësinë edhe sasinë e punës, vëllimin e punës që mund ta realizonim…është mungesa ë stafit të mesëm sidomos stafit të mesëm të stërvitur për punë në kabinetet e kardiologjisë invazive’, tha Gorani.
Ndërsa, sa i përket furnizimit me barna esenciale, Gorani tha se ndodhë që të kenë mungesë të ndonjë ilaçi, po që sipas tij, qëndrojnë mirë në krahasim me vitet e kaluara.
Përndryshe, më 29 shtator shënohet Dita Botërore e Zemrës. Drejtori Shkencës dhe Shëndetit Publik në Federatën Botërore të Zemrës, Sean Taylor në kuadër të një simpoziumi bëri të ditur se janë rreth 100 milionë njerëz që jetojnë me sëmundje kardiovaskulare në Evropë dhe se numri po shkon duke u rritur.
Ai potencon se janë 2.3 milionë vdekje dhe faktori kryesor i rreziqeve dhe i vdekjeve në përgjithësi është hipertensioni./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje