LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon dy kamion në Shtime, ishin duke transportuar drurë ilegalisht

Policia ndalon dy kamion në Shtime, ishin duke transportuar drurë ilegalisht

Policia e Kosovës përmes një  komunikate drejtuar mediave njofton se në Shtime ka ndaluar dy kamion që  po transportonin dhe shisnin drurë  ilegalisht.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:20, transmeton Telegrafi.


“Policia e stacionit në Shtime, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, pas disa informacioneve që ka siguruar, me datët 29.09.2023 rreth orës 11:20 në rrugën ‘’Tahir Sinani ‘’ në Shtime së bashku me zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve ka ndaluar dy mjete ( kamion) që po transportonin dhe shisnin drunjë ilegalisht”, thuhet në  njoftim.

Zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj dy personave, ndërsa drunjët janë konfiskuar.

Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322- 406, policia do të reagojë menjëherë. /Telegrafi/