Nëse BE-ja dhe ShBA-ja nuk janë më të ashpra ndaj Beogradit, sulmet nacionaliste serbe mund ta destabilizojnë rajonin.
Nga: Jasmin Mujanović, politolog dhe autor i librave Hunger & Fury: The Crisis of Democracy in the Balkans dhe The Bosniaks: Nationhood after Genocide / The Guardian
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Vrasja e fundjavës së kaluar e një zyrtari të policisë së Kosovës nga një grup prej 30 ose më shumë militantëve nacionalistë serbë të armatosur rëndë, shënon incidentin më domethënës – në më shumë se një dekadë – për sigurinë në atë vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Më vonë, ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey M Hovenier, kështu e përshkroi sulmin: “E dimë se ishte i koordinuar dhe i sofistikuar … Sasia e armëve sugjeron se ishte serioz, me planin për ta destabilizuar sigurinë në rajon.”
Autoritetet e Kosovës pajtohen dhe janë edhe më të qartë se kë fajësojnë. Domethënë, Qeverinë e Serbisë dhe presidentit e saj të fuqishëm, Aleksandar Vuçiq.
Gjatë orëve pas përleshjeve njëditore mes militantëve dhe Policisë, ku u raportua se ishin vrarë tre sulmues, zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, postoi fotografitë e sasive të mëdha të armëve dhe të municioneve të sekuestruara. “Autorët nuk vepruan të vetëm,” shkroi ai, “por, me mbështetje të shtetit. Serbia duhet të cilësohet krejtësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territor [të Kosovës].”
Natyrisht, Serbia i mohon këto akuza dhe u përgjigj me akuzat drejtuar Kurtit dhe qeverisë së tij për persekutimin e supozuar të serbëve të Kosovës. Megjithatë, qeveria e Vuçiqit shpalli menjëherë një ditë zie kombëtare dhe mediat e regjimit i kanë lavdëruar sulmuesit e vdekur si dëshmorë për kauzën nacionaliste serbe.
Megjithatë, pak analistë kanë ndonjë dyshim nëse Serbia nuk ka luajtur rol të rëndësishëm në sulm.
Pretendohet se territori i vendit të tij përdorej si zonë për organizimin e militantëve, udhëheqja e të cilëve dihet se ka lidhje të ngushta me Vuçiqin dhe me rrethin e tij të ngushtë. Për shembull, pamjet me dron të publikuara nga Policia e Kosovës, duket se tregojnë se nënkryetari i partisë kryesore të serbëve etnikë të Kosovës, Listës Serbe, ishte në mesin e sulmuesve. Lista Serbe gjerësisht perceptohet si ndërmarrje përfaqësuese e regjimit të Beogradit, ndërsa Milan Radoiçiqi – që nga dhjetori i vitit 2021 – ka qenë nën sanksionet e ShBA-së për përfshirjen e tij në aktivitete të rëndësishme kriminale. Besohet se ai tashti fshihet në Serbi. Një tjetër sulmues dyshohet se ishte ish-truproja e shefit të inteligjencës së vendit (i cili gjithashtu është nën sanksionet e ShBA-së).
Pyetja më e rëndësishme është se si në radhë të parë ka mundur të ndodhë ky sulm.
Kosova ende ka një forcë paqeruajtëse të NATO-s, prej rreth 4 500 trupave, të cilët janë të përfshirë ngushtë në siguri dhe në mbledhjen e inteligjencës në vend. Ata u sulmuan dhunshëm në maj të këtij viti, nga turmat nacionaliste serbe, duke lënë më shumë se 24 paqeruajtës të plagosur. Dhe, që nga shtatori 2021, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar për gjasat e shtuara për përsëritje të dhunës së orkestruar nga serbët – që atëherë kur Serbia shfaqi aeroplanët luftarakë përgjatë kufirit, për herë të parë që nga lufta e Kosovës në vitin 1999.
Përgjigja, mjerisht, nuk është ngushëlluese.
Sulmi është produkt (in)direkt i riorientimit radikal të politikës amerikane dhe evropiane në mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi, si dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor. Që nga viti 2020, Uashingtoni dhe Brukseli kanë pasur në qendër – në mënyrë eksplicite – interesat e Beogradit mbi të gjitha politikat e tjera fqinje, në një skemë të pamundur për të qetësuar liderët nacionalistë të vendit dhe për t’i larguar ata nga orbita e ndikimit të Rusisë. Kjo për një vend ku 70 për qind e popullsisë mbështet agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Për shembull, edhe pas sulmeve të majit ndaj paqeruajtësve të NATO-s, ShBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të habitshme e sanksionuan Kosovën.
Kurti në mënyrë eksplicite ka akuzuar të deleguarin kryesor të BE-së për rajonin, Mirosllav Lajçak, se po punon – në bashkëpunim me Serbinë – për t’i bërë presion Prishtinës që të dorëzohet ndaj kërkesave të Beogradit. Dhe, shumica e vëzhguesve pajtohen me të. Përpara se Lajçaku të emërohej, ekspertët e rryer rajonalë paralajmëruan kundër këtij vendimi, duke përmendur lidhjet historike të ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë me Rusinë. Duke folur për Zërin e Amerikës për sulmin e kësaj jave, ish-analisti i CIA-s, David Kanin, fajësoi gjithashtu zbutjen perëndimore ndaj Vuçiçit në lidhje me inkurajimin e elementeve ekstremiste në Serbi.
Tashti nevojitet një korrigjim i mprehtë i kursit nga ShBA-ja dhe nga BE-ja. Është e qartë se si politikat e administratës Biden, ashtu edhe ato të Komisionit Evropian, kanë kontribuar në krizën më të rëndësishme – ndër vite – të sigurisë në rajon. Zbutja e tyre ndaj Beogradit ka rrezikuar Kosovën, por edhe shtetet fqinje si Bosnja dhe Mali i Zi ku militantizmi nacionalist serb, i sponsorizuar gjithashtu nga Serbia, është gjithashtu kërcënimi kryesor i sigurisë së brendshme.
Sanksionet e ShBA-së dhe të BE-së kundër Kosovës, duhet të anulohen dhe të zëvendësohen me kufizimet kundër regjimit të Vuçiqit. Përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në BE gjithashtu duhet të ngrihen, derisa Beogradi të demonstrojë përkushtimin serioz për shpërshkallëzim dhe për pranimin funksional të realitetit të ekzistencës së Kosovës si shtet i pavarur. Dhe, pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin ende sovranitetin e Kosovës, duhet të qortohen për rolin e tyre në përkeqësimin e çështjes së madhe të sigurisë evropiane, gjë të cilën kontinenti nuk mund t’ia lejojë vetes.
Deri atëherë nuk mund të ketë kthim kuptimplotë në dialog, sado që diplomatët perëndimorë këtë e kërkojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje