Në Shqipëri, burime të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar thanë të enjten se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj kanë rregjistruar “zhvillime surprizuese”, duke shtuar se bëhet fjalë për “fakte dhe prova të reja penale”, por pa ofruar detaje të tjera. Zoti Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u largua nga vendi, ditën që Prokuroria e Posaçme ju drejtua parlamentit me kërkesën për autorizim për arrestimin e tij.
Ish zëvendës kryeministri, emri i të cilit u shfaq gjatë hetimeve për inceneratorët, dyshohet për të paktën tre vepra penale nga korrupsioni pasiv te fshehja apo mos deklarimi i pasurisë, të pastrimi i parave. Prokurorët kanë deklaruar të kenë zbuluar lidhje të ngushta mes tij dhe dy sipërmarrësve që fituan kontratat koncensionare për ndërtimin e inceneratorëve, të ciat po ashtu sipas tyre, qëndronin pas disa transaksioneve financiare të kryera nga zoti Ahmetaj. Nën sekuestro janë vënë disa pasuri të patundshme të tij si dhe llogari bankare.
Zoti Ahmetaj, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke pretenduar se ai nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në procedurat të cilat i dhanë jetë projektit të inceneratorëve. Ai e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të kthehet në vend, “përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”.
Hetime dhe për fondet IPARD
Prorkuroria e posaçme, mësohet se ka nisur hetimet paraprake dhe për dyshimet për abuzime me financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit europian IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Një vit më parë, kjo çështje i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Por mesa duket, disa zhvillime të reja lidhur me këtë çështje, kanë sjellë në rihapjen e dosjes.
Çështja u bë publike pasi zbulimit të faktit se Brukseli kishte vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare “pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit”, nga ana e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF]. Bëhet fjalë për një financim prej 71 milionë eurosh, nga të cilat 25 përqind janë financuar nga qeveria shqiptare. Pranë SPAK-ut, pak javë më parë, Nisma Thurrje, dorëzoi një kallëzim penal kundër Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe rural, e cila më parë ka qenë drejtuar nga ish ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Hetimi nga BE-ja u pa gjerësisht dhe si një nga shkaqet që zonja Krifca u shkarkua nga detyra, në fillim të këtij muaji si pjesë e disa ndryshimeve që kryeministri Rama bëri në kabinetin e tij, pa dhënë shpjegime. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj