Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dënoi sulmin e së dielës në veri të vendit.
Abdixhiku gjatë seancës së rregullt plenare tha se sulmi i së dielës ka pasur për qëllim nxitjen e përplasjes e policisë me popullsinë civile.
“Këtë të diele Republika e Kosovës u bë cak i një sulmi mirë të organizuar, mirë të paramenduar terrorist. Në krye të këtij organizimi qëndronte krimineli, tashmë i shndërruar në terrorist, Milan Radoiçiq në mbështetje të tij, tashmë pas asnjë dyshim qëndronte Republika e Serbisë.
Qëllimi ishte i qartë siç u kuptua nga sponsorizuarit e sulmit terroristë, krijimi i një realiteti të ri në veri dhe për krijimin e këtij realiteti të ri në veri, duheshin edhe viktima. Ato vinin në formë e pelegrinëve si vizitorë në Manastirin e Banjskës, si masë nxitëse e një përplasje në mes të Policisë së Kosovës me popullsinë civile në veri”, tha ai.
Abdixhiku tha se përderisa veriu është ‘tokë e pëlleshme” për destabilizim të situatës për aq kohë në Kosovë do të ketë tensione.
Ai po ashtu tha se sot është përgjegjëse Qeveria e Kosovës që këtë situatë ta përkthejë në avancim të pozicionit të saj.
“Politika e Serbisë një çerek shekulli pas luftës së 99’së nuk befason. LDK me të gjitha kapacitetet e saj do të mbështesë gjithherë institucionet e Kosovës në këto situata. Sot na duhet mençuri.
Tani është përgjegjësi e qeverisë që ta përkthej këtë situatë në avancim të pozicionit tonë ndërkombëtarë dhe do ta ketë dhe mbështetjen tonë.
Në përballje të tilla bashkëpunimi me aleatë është jetik. Ky është veçse një fillim i një përshkallëzimi shtetërorë të Serbisë. Përderisa në veri kemi tokë të pëlleshme për destabilizim, për aq kohë do të kemi tensione brenda territorit të vendit. Bashkërendimi me aleatë sot është jetësore”, ka thënë Abdixhiku, raporton Telegrafi.
Gjatë fjalës së tij, i pari i LDK-së theksoi presidenti se i Serbisë është sponsorizues dhe strehues i terroristëve.
“Faktet janë të qarta. Kosova nuk ka sulmuar Serbinë. Kosova nuk ka vrarë policë të një shteti tjetër. Kosova nuk ka vendosur trupa të armatosur në objekte fetare. Përkundrazi Policia e Kosovës me profesionalizëm ka asgjësuar sulmin terrorist dhe ka mbrojtur çdo civil në këtë manastir”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

LSM kërkon rritjen e pagës minimale, Mickoski: Paratë për kontribute shtesë që do t’i paguante Qeveria nuk janë paraparë në buxhet

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi