LAJMI I FUNDIT:

Dramë në Slloveni, burri gjuan me armë policët nga tarraca e shtëpisë – raportohet se ka sasi të mëdha armësh

Dramë në Slloveni, burri gjuan me armë policët nga tarraca e shtëpisë – raportohet se ka sasi të mëdha armësh

Në fshatin Drazhenci në komunën sllovene Ptuj, po zhvillohet një situatë dramatike, pasi një burrë i paidentifikuar është mbyllur në shtëpi dhe po shtien me armë në policinë nga tarraca.

Ueb-faqja lokale Maribor24, ka publikuar pamjet e sulmuesit, transmeton Telegrafi.


Raportohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia në Maribor është informuar se në afërsi të fshatit është parë një burrë i armatosur.

Me të marrë informacionin ishin nisur patrullat, që iu bashkuan atyre në Ptuj që kishin arritur më herët në fshat.

Burri është barrikaduar brenda shtëpisë, nëse akoma nuk dihet nëse edhe dikush tjetër është me të brenda.

Policët pasi iu afruan shtëpisë, panë se ai po qëndronte në tarracë me revole në dorë dhe i bënin thirrje që ta lëshojë në tokë dhe të del nga shtëpia, megjithatë ai ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Raportohet se ai ka shtënë disa herë më armë në drejtim të policisë.

E në vendin e incidentit kanë arritur edhe njësitë speciale të policisë sllovene si dhe negociuesi, e sipas mediave sllovene deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Policët në disa raste kanë paralajmëruar banorët e atjeshëm që të mos i afrohen shtëpisë. RTV Sllovenia raporton se burri brenda shtëpisë ka sasi të madhe armësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori