LAJMI I FUNDIT:

Nuk ulën çmimet: Inspektorati mbyll disa markete në Maqedoni

Nuk ulën çmimet: Inspektorati mbyll disa markete në Maqedoni

Erdhën për të blerë produktet e nevojshme ushqimore por nuk mundën. Kjo pasi Inspektorati shtetëror ka mbyllur këtë market se nuk ka respektuar masat e Qeverisë. Inspektorët kanë konstatuar shkelje.

Gazetarja: A bleni çdo ditë këtu dhe a janë ulur çmimet?

Qytetari: Po çdo ditë blej. Po janë ulur.


Gazetarja: Këtu është mbyllur se nuk është respektuar masa e Qeverisë.

Qytetari: Ne këtu ishim pardje dhe nuk kemi vërejtur një gjë të tillë. Ndoshta dje ka pasur ndonjë mungesë.

Shumica e qytetarëve vinin dhe ktheheshin të revoltuar pasi një numër i vogël i marketeve punon të dielave e këto markete ishin opsionet e vetme për të blerë gjësendet e nevojshme.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut disa nga supermarketet në Shkup kjo pasi këto supërmarkete nuk respektuan nuk respektuan masën e Qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve bazë”, raporton gazetarja e Klan Macedonia, Arbana Qerimi Klimenta.

Se do të ketë mbyllje të marketeve ka paralajmëruar autoritetet shtetëore. Për aksionin e djeshëm të Inspektoratit informoi edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Nuk ka kompromis për praktikat e padrejta të tregtisë! Qytetarët në rend të parë!”

Ndryshe, disa lloje të bukës, prodhime të qumështit, mishit, vezët, pastat, pemët dhe perimet apo 25 kategori të produkteve me vendim të Qeverisë, janë liruar për 10%, në krahasim me çmimet që ishin më 1 gusht. Këto prodhime duhet detyrimisht të shënohen me mbishkrimin “çmim i garantuar”./KlanMacedonia