LAJMI I FUNDIT:

Oracle shpenzon mbi 100 milionë dollarë në çipat Ampere

Oracle shpenzon mbi 100 milionë dollarë në çipat Ampere

Sipas deklaratës së përfaqësuesit të Oracle të paraqitur të premten, Orace ka rënë dakord të parapaguajë 104.1 milionë dollarë për çipat procesues nga kompania startup Ampere Computing.

Oracle gjithashtu investoi 400 milionë dollarë në Ampere përmes një kartëmonedhë të konvertueshme në vitin e tij fiskal 2023, tha përfaqësuesi.

Ampere ndërton çipa serveri të personalizuar duke u bazuar në teknologjinë Arm e cila konkurron me dizajnet e prodhuara nga Intel dhe Advanced Micro Devices, të cilat përdorin X86, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.


Oracle ka investuar qindra-miliona dollarë në Ampere që prej se u themelua kjo kompani.

Ideja pas investimit në Ampere – dhe blerjet e çipave të saj – është që t’i jap avantazh “cloud-it” të Oracle mbi kundërshtarët e saj. Amazon.com i prodhon vet çipat e saj të serverit të cilat konkurrojnë me Ampere, ndërsa Google i prodhon vet procesorët e inteligjencës artificiale.

Reuters tutje raporton se Ampere ka refuzuar të komentojë, ndërsa Oracle nuk i është përgjigjur akoma kërkesës së bërë. /Telegrafi/