LAJMI I FUNDIT:

Taravari paralajmëron investime: Asfaltim i pesë rrugëve dhe urë e re për personat me aftësi ndryshe

Taravari paralajmëron investime: Asfaltim i pesë rrugëve dhe urë e re për personat me aftësi ndryshe

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në emisionin “Politica” në TV Globi, paralajmëroi se në komunën e Gostivarit në periudhën në vijim do të ketë një “boom” të vërtetë investimesh, ku do të asfaltohen të paktën 5 rrugë, si dhe do të vazhdojë puna për ndërtimin e kanalizimeve dhe investime tjera nën tokë.

“Për momentin punohet në tre rrugë që përgatiten për t’u asfaltuar: Banjicë e Poshtme – Banjicë e Epërme; rruga Zdunjë-Debresh, pastaj kemi kanalizimin Zdunjë-Debresh; së shpejti do të fillojë rikonstruktimi i plotë i rrugës nga pompa e beniznës Mak Petrol deri te restornati Ignatia. Do të bëhet riasfaltimi i rrugën Beliçicë për çka e kemi përgatitur dokumentacioni, pastaj edhe asfaltimin e rrugës për në fshatin Kunovë”, njoftoi Taravari duke nënvizuar se për këtë të fundit ka kritika nga një pjesë e qytetarëve se në atë fshat nuk jeton askush, por sqaroi se kjo rrugë ndërtohet me buxhet të siguruar nga Agjencia për zonat e pazhvilluara.


Po ashtu, siç njoftoi kryetar ii komunës së Gostivarit, në Turçan të Vogël punohet në dy rrugica që shtrohen me pllaka bekatoni, ndërsa një rrugë tjetër bëhet gati për asfaltim. Taravari tha se njëri nga tre garazhet e planifikauar në kate, tanimë ka filluar të ndërtohet, si dhe paralajmëroi edhe fillim e ndërtimit të një terreni për tenis.

“Aktualisht kanë filluar punimet te garazhet në kate, njëra ka filluar të ndërtohet në afërsi të palestrës sportive “Rinia”, e dy të tjerat do të fillojnë të ndërtohen së shpejti. Do fillojmë edhe me terrenet për tenis te stadium, ku procedurat janë në vijim. Investimet kryesore janë këto dhe duhet të realizohen”, sqaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Ai zbuloi se Komuna e Gostivarit ka fituar një grant prej 400 mijë euro, me të cilat para do të ndërtohet urë për personat me nevoja ndryshe. “E them sonte ekskuzivisht në këtë emision se me Komunën e Vitisë në Kosovë kemi fituar një grant, ku neve na takojnë 400 mijë euro. Me ato para do të ndërtojmë urë të re mbi lumin Vardar për personat me nevoja të veçanta. Ky projekt ka qenë një nga projektet e mia që kam dashur të realizohet”, theksoi Taravari.

Ai bëri të ditur se Komuna e Gostivarit, nga tetori do të blejë softuer të ri për regjistrim të pronave, me të cilin do të gjenerohen më shumë të ardhura nga pagesa e tatimit mbi pronën.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori