LAJMI I FUNDIT:

Fikret Shatri me ‘Djemtë e Bjeshkës’ debutojnë në Superligë: Kemi ëndrra dhe qëllime, Istogu në hartën e basketbollit të Kosovës

Fikret Shatri me ‘Djemtë e Bjeshkës’ debutojnë në Superligë: Kemi ëndrra dhe qëllime, Istogu në hartën e basketbollit të Kosovës

KB Istogu do të debutojë në Superligën e Kosovës në basketboll në këtë edicion, që do të jetë edhe risia ndoshta më e bukur e këtij edicioni.

Pas një sezoni fantastik në Ligën e Parë, trajneri Fikret Shatri dhe ‘Djemtë e Bjeshkës’, siç thotë edhe ‘timonieri’ me ‘thonjë’ arritën në elitë.


Istogu luan ndaj Trepçës si vendas, por në palestrën ‘Mizahir Isma’ në Rahovec.

Për startin e sezonit, organizimin e klubit dhe fondin e lojtarëve ka folur trajneri Shtari në një intervistë për Telegrafin, ku ka treguar edhe qëllimet që ka klubi.

“Nuk është rrugë e lehtë, jemi dhe kemi qenë të vetëdijshëm para se të arrinim në Superligë. Kemi qëllime të qarta, jo vetëm fitore, por qëllimi është që Istogu të luajë basketboll, të prodhohet basketboll. Djemtë e Istogut të luajnë, të luhet basketbolli në këtë qytet”, ka thënë fillimisht Shatri për Telegrafin.

Sa i përket organizimit Shatri thotë se ka ende punë, ndërsa shton se është krenar që ka shumë lojtarë vendorë në ekip.

“Jemi ende në organizim. Kemi ende punë, jemi duke punuar, na duhen ende përforcime në disa pozita, por jemi krenar që jemi klubi me më së shumti lojtarë vendorë. Kemi buxhet  35 herë më pak se Trepça, 32 herë më pak se Prishtina dhe 30 herë më pak se Peja. Do të luajmë me të gjithë dhe besoj që do të dalim mirë”, nënvizoi ai.

Për fund Shatri tha se qëllimi i klubit është që Istogu të jetë në hartën e basketbollit.

“Një qytet i harruar, i izoluar, i linçuar. Istogu është vendi me zhvillimin ekonomik më të ulët, një qytet i vogël buzë bjeshke i harruar. Jemi të lumtur që e kemi futur Istogun në hartën e basketbollit të Kosovës. Kemi ëndrra dhe ato janë që ky vend të prodhojë basketbollistë. Ëndrra dhe qëllime”, përfundoi Shatri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori