Marrëveshja e Microsoft për blerjen e Activision Blizzard merr miratimin paraprak nga rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) ka dhënë miratimin paraprak që Microsoft të vazhdojë tutje me marrëveshjen e saj për blerjen e Activision Blizzard me një vlerë prej 69 miliardë dollarësh.
CMA fillimisht e kishte bllokuar blerjen mbi shqetësimet e lojërave cloud, por Microsoft së fundi ristrukturoi marrëveshjen për të transferuar të drejtat e lojërave cloud për lojërat aktuale dhe të reja Activision Blizzard te Ubisoft.
Në një memo për punonjësit, shefi i Xbox, Phil Spencer e quajti atë “një zhvillim pozitiv dhe një tregues i mirëpritur që puna jonë e palodhur po na afron me qëllimin tonë”, raporton The Verge, përcjell Telegrafi.
We are encouraged by this positive development in the CMA’s review process. We presented solutions that we believe fully address the CMA’s remaining concerns related to cloud game streaming, and we will continue to work toward earning approval to close prior to the October 18…
— Brad Smith (@BradSmi) September 22, 2023
“CMA konsideron se marrëveshja e ristrukturuar bën ndryshime të rëndësishme që adresojnë në mënyrë thelbësore shqetësimet që ajo vendosi në lidhje me transaksionin origjinal në fillim të këtij viti”, tha CMA në një njoftim për shtyp dhe “hap derën për kompletimin e marrëveshjes”.
Ky është vetëm një vendim paraprak, përpara miratimit përfundimtar. CMA thotë se tani ka hapur një konsultim për të marrë komente nga palët e treta mbi zgjidhjet e propozuara të Microsoft, deri më 6 tetor. Një vendim përfundimtar pritet përpara afatit të zgjatur të 18 tetorit.
Microsoft në anën tjetër është treguar mjaft optimist për vendimin. “Ne kemi paraqitur zgjidhje që besojmë se adresojnë plotësisht shqetësimet e mbetura të CMA-së në lidhje me transmetimin e lojërave në ‘cloud-in’ kompjuterik dhe do të vazhdojmë të punojmë për të fituar miratimin për t’u mbyllur përpara afatit të 18 tetorit”, bëri të ditur presidenti i Microsoft, Brad Smith në profilin e tij në profilin e tij në X.
Activision Blizzard është gjithashtu i kënaqur me përgjigjen e CMA. “Ky është një moment historik i rëndësishëm për bashkimin dhe një testament për punën tonë të orientuar drejt zgjidhjeve me rregullatorët”, kishte thënë drejtori ekzekutiv i Activision Blizzard Bobby Kotick në një deklaratë dërguar punonjësve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle po punon në laptopin Pixel - zbulohen detajet e para
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Roblox me "disa bllokada" për fëmijët nën 13 vjeç, zbulohen disa prej tyre
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Pse nuk duhet t'i frikësohemi inteligjencës artificiale?
Nga Jeff Bezos te Mark Zuckerberg, këta janë miliarderët që po investojnë në robotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian