Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi detajet e nënshkrimit të marrëveshjes për përfundimin e konfliktit në Nagorno-Karabakh, dhe shfaqi një video ku shihen forcat e këtij rajoni duke lënë pozicionet e tyre luftarake.
Videoja e publikuar nga ministria është realizuar me ndihmën e një droni që “monitoronte” të gjithë procesin e tërheqjes së forcave të Nagorno-Karabakhut, transmeton Telegrafi.
“Në kuadër të masave u neutralizuan mjetet ushtarake, pozicionet luftarake dhe strehimoret e palës tjetër. Sipas informacioneve të disponueshme, tashmë janë nën kontroll mbi 90 pozicione luftarake ku ndodheshin forcat armike, si dhe disa pika me rëndësi strategjike. Ju informojmë se pjesëtarët e forcave të armatosura armene u larguan nga pozicionet e tyre në panik”, shpjeguan ata.
Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit sqaroi detajet e gjithë marrëveshjes.
“Formacionet e forcave të armatosura armene dhe forcave ilegale të vendosura në rajonin e Karabakhut duhet të dorëzojnë armët, të largohen nga pozicionet ushtarake dhe të çarmatosen plotësisht. Paralelisht, ata duhet të dorëzojnë të gjitha pajisjet e rënda dhe armët. Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në koordinim me kontingjentin paqeruajtës rus”, theksuan nga ministria azere e Mbrojtjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Iranianët dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ebrahim Raisi
Kur një autoblindë 70-vjeçare ruse BTR-50 sulmon trupat ukrainase, është një lajm i keq për Moskën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251