LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Kovaçevski dhe Ahmeti janë marrë vesh për amnistimin e Gruevskit

Milloshoski: Kovaçevski dhe Ahmeti janë marrë vesh për amnistimin e Gruevskit

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshsoski, sot ka deklaruar se kryministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, janë marrë vesh për amnisti të Nikolla Gruevskit, me qëllim që ai të ndikojë në përçarjen e OBRM-PDUKM-së.

Milloshoski tha se ndryshimet kushtetuese nuk janë të rastësishme dhe kanë qëllim të dyfishtë, gjegjësisht amnistimin e funksionarëve të pushtetit aktual dhe së dyti të ndikojnë në proceset gjyqësore që janë kundër Gruevskit.

“Ndryshimi i Kodit Penal është bërë me marrëveshje të LSDM-së dhe BDI-së dhe personave nga partitë më të vogla politike, të cilët duan ndarjen e opozitës. Këtë konstatim, rastësisht ose pa qëllim, publikisht e tha edhe Ali Ahmeti në një intervistë”, tha Milloshoski.


“Në deklaratë Ahmeti tha se VMRO-DPMNE në krye me Mickoski as nuk ka negociuar për ndryshimet në kodin penal, as nuk është pajtuar se është kundër ndryshimeve në kodin penal dhe është kundër ndryshimit të kushtetutës nën diktimin bullgar. Me dëshirë apo pa dëshirë, me këtë eksponenti më i shquar i qeverisë bëri një dallim të qartë mes atyre që e tregtojnë amnistinë për të arritur ndryshimet kushtetuese dhe mbrojtjen e tyre ligjore dhe OBRM-PDUKM-së që dëgjojnë vullnetin e popullit dhe janë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe tregtisë me sistemin e drejtësisë për qëllime materiale politike”, tha Milloshoski./Telegrafi/