LAJMI I FUNDIT:

Lista e plotë e fituesve të çmimeve në Pri Film Fest 2023

Lista e plotë e fituesve të çmimeve në Pri Film Fest 2023
Çmimet e edicionit të15-të të Pri Film Fest (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit PriFest sivjet filloi më 12 shtator dhe mbaroi të dielën, më 17 shtator.

Ky edicion u hap me filmin “Toka brenda meje” nga Fisnik Maxville, bashkëprodhim i Kosovës dhe Zvicrës.


Tradicionalisht, PriFest fokusohet në një shtet, kësaj radhe në shtetin e Izraelit.

Edicioni i 15-të i Pri Film Fest (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kinemaja izraelite zuri qendrën e vëmendjes në ekranin e madh, ku përveç filmave, ishin të pranishëm edhe regjisorë izraelitë, takimet me të cilët do të shtojnë mundësitë për shkëmbime kulturore me Izraelin.

Prej dy vitesh pa të, por për të - PriFesti vazhdon traditën e netëve të filmit nën trashëgiminë e Vjosës
Lexo po ashtu Prej dy vitesh pa të, por për të - PriFesti vazhdon traditën e netëve të filmit nën trashëgiminë e Vjosës

Edicioni, i cili tashmë do të bëhet si kujtim për vetë themeluesen e festivalit, producentes Vjosa Berisha, përfundoi me ndarjen e shpërblimeve për fituesit.

Faqja zyrtare e PriFestit ka publikuar listën e plotë të çmimeve të filmave të festivalit.

Çmimet për filmat më të mirë:
Mirenjohje speciale per filmin e shkurtër: HOME OF THE HEART nga Sarah Saidan, Francë;
Filmi më i mirë i shkurtër: ROAD TRIPPER, nga Christophe Granger, Francë
Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm:
SI NÉ VAJ nga Aulona Selmani, Zvicërr;
Hyjnesha e Artë për aktoren më të mirë Eli Skorcheva për filmin BLAGA’S LESSONS, Bullgari;
Hyjnesha e Artê për aktorin më të mirë shkon për vëllezërit binjak Edgar Morais
Rafael Morais nga filmi NJË FILXHAN KAFE DHE KÊPUCË TË REJA VESHUR, Shqipëri;
Hyjnesha e Artë për regjinë më të mirë ndahet mes Fisnik Maxville dhe Stefan Kumandarev;
Hyjnesha e Artë – Çmimi i PriFest-it për arritje vjetore në kinematografi për kineastin vendor, shkon për:
producentin VALON BAJGORA
‘Çmimi Vjosa Berisha’ – Hyjnesha e Kuqe per filmin me te mirë Ballkanik:
ndahet mes filmave TOKA BRENDA MEJE nga Fisnik Maxville (Kosove, Zvicerr) dhe BLAGA’S LESSONS nga Stefan Kumandarev (Bullgari)./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Vajza e Heidi Klum, Leni tregon figurën e saj joshëse në bikini, ndërsa ndan fotografi të mrekullueshme në Instagram

Vajza e Heidi Klum, Leni tregon figurën e saj joshëse në bikini, ndërsa ndan fotografi të mrekullueshme në Instagram

Magazina
Kylie Jenner duket tejet simpatike në një kostum të bardhë, nga koleksioni i saj veror “Khy”

Kylie Jenner duket tejet simpatike në një kostum të bardhë, nga koleksioni i saj veror “Khy”

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Magazina
Michael Jackson kishte mbi 400 milionë euro borxh kur vdiq, zbulon një dosje gjyqësore

Michael Jackson kishte mbi 400 milionë euro borxh kur vdiq, zbulon një dosje gjyqësore

Magazina
Kalo në kategori