LAJMI I FUNDIT:

Rreth 300 milionë dollarë në ditë: Zbulohet shifra e shpenzimeve ruse të deritanishme për luftën në Ukrainë

Rreth 300 milionë dollarë në ditë: Zbulohet shifra e shpenzimeve ruse të deritanishme për luftën në Ukrainë

Në një vit e gjysmë që nga fillimi i agresionit të saj në shkallë të gjerë, Rusia shpenzoi rreth 167.3 miliardë dollarë për luftën kundër Ukrainës, nga të cilat 34 miliardë dollarë pajisje u shkatërruan vetëm nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Kështu është bërë nga llogaritjet e Forbes të cilat thuhet se janë bazuar në të dhënat nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kështu, sipas Forbes, Rusia shpenzon rreth 300 milionë dollarë në ditë për luftën e saj kundër Ukrainës.


Në këtë drejtim, bëhet e ditur se shpenzimet direkte ushtarake dhe kostoja e pajisjeve të humbura të Rusisë gjatë 18 muajve të luftës (nga 24 shkurt 2022 deri më 24 gusht 2023) është rreth 167.3 miliardë dollarë.

Forcat ukrainase kanë bërë një "lëvizje të rëndësishme taktike" në linjat e mbrojtjes jugore të Rusisë - thotë një institut amerikan
Lexo po ashtu Forcat ukrainase kanë bërë një "lëvizje të rëndësishme taktike" në linjat e mbrojtjes jugore të Rusisë - thotë një institut amerikan

Ky vlerësim nuk përfshin shpenzimet e vazhdueshme të mbrojtjes që nuk lidhen me operacionet ushtarake, si dhe humbjet ekonomike të vendit agresor.

Dhe shpenzimet më të mëdha thuhet se janë kryer në: sigurimin e operacioneve ushtarake (51.3 miliardë dollarë), pagat e ushtarakëve (35.1 miliardë dollarë), kompensimi për familjet e të vdekurve (25.6 miliardë dollarë) dhe të plagosurit (21 miliardë dollarë) dhe kostoja e pajisjeve të shkatërruara (34 miliardë dollarë).

Siç bëhet e ditur më tej, niveli i humbjeve ruse në muajt e fundit ka mbetur në një nivel dukshëm më të lartë se vitin e kaluar, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Botë
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Botë
Dy të vdekur, disa të tjerë të plagosur - pamje që tregojnë momentin e të shtënave në një park në Rochester të Nju Jorkut

Dy të vdekur, disa të tjerë të plagosur - pamje që tregojnë momentin e të shtënave në një park në Rochester të Nju Jorkut

Amerika
Gjermania zbulon paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën

Gjermania zbulon paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën

Botë
Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të

Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të "bashkohet në një union me Putinin"

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Kalo në kategori