LAJMI I FUNDIT:

Shtrati i lumit Shkumbin në Tetovë i ngjanë deponisë

Shtrati i lumit Shkumbin në Tetovë i ngjanë deponisë

“Nuk është treg për shitjen e gjësendeve të vjetra, është shtrati i lumit Shkumbin, i cili, edhe pse harxhohen miliona denarë në vit për pastrim, pas vetëm disa muajsh pasi ai pastrohet, në të mund të gjesh materiale inerte, të kuzhinës, inerte e gjëra të tjera.

Nga komuna ankohen se inspektorati duhet të del në terren më shpesh bashkë me policinë për të kapur njerëzit që bëjnë shkelje dhe që hedhin kështu materialet inerte në shtratin e lumit Shkumbin”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani .

Inspektorati Komunal arsyetohen duke thënë se pasi pastrojnë mbetjet brenda natës grumbullohen sërish.


“Dalim në terren për të konstatuar por shumica e problemit rezulton nga personat anonim dhe gjatë natës pra jashtë orarit të punës. Por kur kapen bëjmë ankesë edhe në polici për procedurë të mëtejmë. Dënimet janë për personat fizik 40 euro prej inspektorit komunal, personat juridik 1500 euro, dhe 150 nga ambienti jetësor e më lartë”, tha Bajram Bafqari, inspektor për veprimtari komunale.

Nga Sektori për veprimtari komunale thonë se shtrati do pastrohet sërish por apelojnë që të ruhet pastërtia.

“Është shumë e vërtetë se ka shumë mbeturina inerte që hidhen që nga lagja e epërme e banjës së Tetovës dhe deri poshtë tek Dardania, por krejt kjo ka të bëj me disa qytetarë të papërgjegjshëm që nuk i deponojnë këta mbetje ku e kanë vendin por gjejnë formën më të lehtë, hedhjen në lum gjë që ndot seriozisht ujin dhe ajrin. Ne jemi drejtuar disa herë inspektoratit që ka kompetenca që ta mbikëqyr trasenë që të mos hidhen mbetjet nga personat e pandërgjegjshëm”, thotë Memet Jonuzi, sektori për veprimtari komunale.

Pikërisht shkaku i hedhjes së materialeve inerte në shtratin e lumit, për disa vite me radhë, është vërshuar gati e gjithë pjesa e poshtme e qytetit të Tetovës, ku pasojat kanë qenë të mëdha./ Alsat.mk