Me të hyrë në fuqi vendim për ndalimin e aksioneve promocionale të produkteve ushqimore në tregtinë me pakicë, marketet hoqën nga raftet artikujt që çmime okazion.
Nuk do të ketë mundësi më të luhet me çmime oferte apo blej një dhe merr diçka falas, nga që autoritetet kanë detektuar se pikërisht në këto raste po bëhen manipulime me çmimet dhe po iu ikin mundësisë për ulje dhe ngrirje të çmimeve.
Nga Qeveria thonë se ky vendim u mor për të mbrojtur qytetarët nga manipulimi i çmimeve, të cilit të martën do t’i bashkëngjitet vendimi për ngrirje të çmimeve me ulje 10% të rreth 50 produkteve ushqimore bazë.
“Ky vendim është marrë në pajtim me nenin 29 të Ligjit për Tregti, për prishje të tregut vendor. Ky vendim do të zvogëlojë manipulimet e mundshme gjatë këtij lloji të shitjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore, gjithashtu do të zvogëlojë dhe parandalojë prishjen e tregut të brendshëm për shkak të abuzimeve në shitjen e produkteve dhe mallrave individuale. Vendimi është me qëllim që qytetarët të dinë çmimin e saktë dhe real të produktit dhe të mos mashtrohen nga çmimet e produkteve ushqimore. Vendimi do të zbatohet deri më 30 nëntor 2023”, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Qytetarët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme. Me ngrirjen e çmimeve kur ato kanë arritur kulmin, më shumë dyshojnë se do të jetë në favor të tregtarëve. Pavarësisht se çmimi referent do të jetë në një nga datat e verës ata vlerësojnë se ulja për 1/10 nuk do të vërehet fare lehtësim në buxhetin e tyre familjar.
“Mendoj se ka shumë gjëra që janë shtrenjtuar në mënyrë të padrejtë, nuk mban ai çmim që i kanë vënë. Thjeshtë nuk kanë bazë për ngritje të tilla, madje disa artikuj janë shtrenjtuar 100%. Nuk i kontrollojnë, por shteti nuk do të duhej të bënte masa represive, duhet gjithë të mësohemi në rend për të mirë të popullit sepse jena ne që e mbajmë shtetin”, theksoi një qytetare.
“Çdo ditë që blejmë e vërejmë se të gjitha produktet ushqimore janë shtrenjtuar. Këtu është problemi që shumë për qind janë ngritur gjërat elementare”, u shpreh një qytetar.
“Gjithçka është shtrenjtë, por e kemi patjetër të blejmë! Çfarë t’ju them! A është kjo fer që e dinë se e keni patjetër të blini për të ngrënë dhe prandaj manipulojnë me çmimet? E çfarë tjetër është korrekte në shtet!”, tha një qytetare.
Autoritetet alarmojnë që kontrollet e shtuara të inspektoratit të tregut do të fuqizohen në plan sa më afatshkurtër edhe me mbylljen e bizneseve për ata që nuk i respektojnë vendimet.
Në plan afatmesëm Komisioni për mbrojtën e konkurrencës është obliguar nga Qeveria që të detektoj tregtarët dallaveraxhi që ka dyshime të bazuara për marrëveshje interne mes tyre për manipulim të çmimeve në kohë krize.
Kurse, në plan afatgjatë ekspertët sugjerojnë që të mbështeten prodhuesit vendorë dhe tregu i konsumit të mos varet shumë nga importi, nga që produktet që kushtojnë lirë jashtë, këtu po shiten shtrenjtë./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje