LAJMI I FUNDIT:

Armë zjarri e municion luftarak me vete, arrestohet 19-vjeçari në Pogradac

Armë zjarri e municion luftarak me vete, arrestohet 19-vjeçari në Pogradac
Foto: Ilustrim

Një 19-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi është kapur me armë zjarri dhe municion luftarak me vete.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë H. K., 19 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec.


Gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj 19-vjeçarit, i cili u lokalizua dhe u ndalua në fshatin Llëngë, iu gjetën në çantë, një armë zjarri pistoletë, 3 kapsolla detonatore, si dhe krehër dhe fishekë për pistoletën, ndërsa me vete iu gjet një armë gjahu. Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./euronewsalbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori