Ambasadori Philip Reeker, ish zyrtar i lartë i ShBA-së ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do t’i ofrojë Ballkanit Perëndimor më shumë siguri dhe zhvillim.
Këto deklarime Reeker i bëri në konferencën “Dialogu me Serbinë”, e cila është mbajtur në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
“Ne duam të shohim më shumë prosperitet në këtë rajon, ky është qëllimi ynë, kjo ishte politika jonë dhe kështu mbetet. Ne duam të shohim Ballkanin Perëndimor më mirë, Kosovën më mirë. Ne duam të shohim një Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe”, tha ai.
Ndërsa, baronesha Catherine Ashton në fjalimin e saj potencoi se Kosova është shumë e rëndësishme për të, ndërsa ritheksoi se procesi i dialogut Kosovë – Serbi nuk ka qenë asnjëherë i lehtë.
“Shpresoj ta kuptoni se koha e kaluar në dialog ka qenë e vështirë. E ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian, është më mirë për ekonominë, për zhvillimin e të rinjve, etj”, theksoi ajo.
Ndryshe, të enjten në Bruksel u mbajt takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Borrell në një konferencë për media tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si hap i parë.
Ndërsa sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar kompromisin e paraqitur nga BE-ja, ndonëse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Pamje nga fshati i kokainës afër Rinasit, pika strategjike që kishin zgjedhur trafikantët e drogës për laboratorin
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën