LAJMI I FUNDIT:

Teleskopi ‘James Webb’ mund të ketë zbuluar prova të një shenje jete në një planet të largët – ekipi ishte “i tronditur” kur panë rezultatet

Teleskopi ‘James Webb’ mund të ketë zbuluar prova të një shenje jete në një planet të largët – ekipi ishte “i tronditur” kur panë rezultatet

Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s mund të ketë zbuluar prova paraprake të një shenje jete në një planet të largët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, teleskopi mund të ketë zbuluar një molekulë të quajtur dimetil sulfid (DMS), e cila në Tokë, të paktën, prodhohet vetëm “nga jeta e gjallë”.

Studiuesit theksojnë se zbulimi në planetin 120 vite dritë larg është “jo i fortë” dhe nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar praninë e tij.


Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu metan dhe CO2 në atmosferën e planetit.

Zbulimi i këtyre gazeve mund të nënkuptojë se planeti, i quajtur K2-18b, ka “një oqean ujor”.

Profesori Nikku Madhusudhan, i Universitetit të Kembrixhit, i cili udhëhoqi hulumtimin, i tha BBC News se i gjithë ekipi i tij ishte “i tronditur” kur panë rezultatet.

Por Madhusudhan e përshkroi zbulimin e DMS si tentativë dhe tha se do të nevojiteshin më shumë të dhëna për të konfirmuar praninë e tij.

Këto rezultate priten brenda një viti.

“Nëse konfirmohet, do të ishte një gjë e madhe dhe ndiej një përgjegjësi për ta rregulluar këtë nëse ne po bëjmë një pretendim kaq të madh”.

Ndryshe, vënë në pah mediat, është hera e parë që astronomët kanë zbuluar mundësinë e DMS në një planet që rrotullohet rreth një ylli të largët.

Por ata po i trajtojnë rezultatet me kujdes, duke vënë në dukje se një pretendim i bërë në vitin 2020 për praninë e një molekule tjetër, të quajtur fosfinë, që mund të prodhohej nga organizmat e gjallë në retë e Venusit u kundërshtua një vit më vonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Evropa
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Amerika

"Jo, jo president shumica ishin dhuratë", Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës

Amerika
Pas SHBA-së edhe Britania shkurton ndihmat e huaja, preket edhe Ballkani - jep dorëheqje ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar

Pas SHBA-së edhe Britania shkurton ndihmat e huaja, preket edhe Ballkani - jep dorëheqje ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar

Evropa
Macron iu drejtohet evropianëve: Nuk duhet të bëhemi vasal të amerikanëve

Macron iu drejtohet evropianëve: Nuk duhet të bëhemi vasal të amerikanëve

Evropa
Kalo në kategori