LAJMI I FUNDIT:

Reagon Komuna e Deçanit: I arrestuari për ryshfet, nëpunës i Ministrisë së Brendshme

Reagon Komuna e Deçanit: I arrestuari për ryshfet, nëpunës i Ministrisë së Brendshme

Komuna e Deçanit ka reaguar ndaj raportimeve se “Një zyrtar i Komunës së Deçanit është arrestuar sot, pasi dyshohet për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Komuna ka thënë se personi në fjalë është nëpunës i Ministrisë së Brendshme dhe se nuk ka lidhje me Komunën e Deçanit.

“Njoftojmë opinionin publik dhe gjithë qytetarët e Deçanit dhe të Republikës së Kosovës, se i dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nënpunës në Qendrën e Regjistrimit Civil – Deçan, nuk është punëtor i Institucionit të Komunës së Deçanit por njësisë së veçantë të kësaj Qendre, që vepron nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se Komuna e Deçanit nuk ka asnjë përgjegjësi për funksionimin apo administrimin e kësaj Qendre, sepse ata menaxhohen nga MPB-ja dhe ndarja e përgjegjësive është e qartë, madje ata kanë edhe objektin e tyre të veçantë të punës”.


Arrestohet zyrtari komunal në Deçan, dyshohet se mori ryshfet rreth 2 mijë euro nga mërgimtarët
Lexo po ashtu Arrestohet zyrtari komunal në Deçan, dyshohet se mori ryshfet rreth 2 mijë euro nga mërgimtarët

“Gjithashtu me aq sa jemi të informuar nga kjo Qendër, i dyshuari H.I. ka një periudhë kohore që është transeferuar në pozitën e njëjtë në Komunën e Junikut!”.

“Për informata tjera besojmë që do të përgjigjen zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, MPB-së, pasi që është zyrtar i kësaj Ministrie, i angazhuar për një periudhë kohore në Komunën e Deçanit, e tani në Komunën e Junikut”, ka deklaruar tutje Komuna e Deçanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori