LAJMI I FUNDIT:

Shiti stolinë kur ish e dashura i ktheu pas ndarjes, burri në Kinë hodhi qindra dollarë në rrugë

Shiti stolinë kur ish e dashura i ktheu pas ndarjes, burri në Kinë hodhi qindra dollarë në rrugë

Një burrë në qytetin Guangdong të Kinës hodhi para në rrugë kur shiti një stoli prej ari të cilën ia ktheu ish e dashura e tij.

Si duket i thyer pas ndarjes, ai vendosi ta shiste dhuratën që dikur i kishte bërë të dashurës dhe këto para i hodhi në rrugë, transmeton Telegrafi.


Ai e kishte shitur stolinë për 2,060 dollarë dhe po i hidhte ato në ajër pasi mendonte se më nuk kishin asnjë vlerë.

Ndonëse njerëzit aty pranë u përpoqën t’i ndihmonin atij të mblidhte ato para, ai refuzonte dhe i hidhte gjithsesi.

Më pas, i erdhi familja në ndihmë dhe u përpoqën ta ndalonin. Më pas thuhet se kishin hyrë përsëri në dyqanin pranë dhe e blenë stolinë përsëri. /Telegrafi/