Oda e Mjekëve kërkon nga Prokuroria Themelore Publike dhe MPB që të veprojë në parandalimin e keqpërdorimit të integritetit dhe autoritetit profesional të mjekëve në funksion të reklamave të rrejshme, të formave të pa-verifikuara të preparateve mjekësore si barnat, sublimentet ushqimore, metodat apo ndihmat për mjekim, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në portale dhe rrjete sociale.
Sipas tyre bëhet fjalë për reklama manipuluese dhe false për të ashtuquajturat medikamente mjekësore, preparate dhe metoda me origjinë, përbërje ose prodhim të pa-verifikuar.
“Përdorimi i emrit dhe integritetit profesional për reklamimin e këtyre preparateve false për përfitime materiale konsiderohet si abuzim i rëndë i të dhënave personale. Dëmi është edhe më i madh kur për shkak të këtyre reklamave tek pacientët mund të krijohet përshtypja se këto janë disa lloje të barnave mrekullibërëse, dhe në këtë mënyrë e neglizhojnë terapinë e rregullt dhe kështu shkaktojnë dëme serioze në shëndetin e tyre”, thuhet në reagimin e tyre.
Në Odën e Mjekëve shpesh arrijnë ankesa të cilat kanë të bëjnë me promovimin dhe shitjen e produkteve pa dijeninë e mjekëve, të cilët ankohen se ky lloj i përdorimit të integritetit të tyre ka pasoja të rënda negative, si për reputacionin e tyre profesional, ashtu edhe për pacientët që mund të bien viktimë e këtij mashtrimi.
Nga Oda e Mjekëve inkurajojnë mjekët të cilët janë viktima të këtyre abuzimeve të raportojnë në MPB, dhe kur të jetë e mundur të paralajmërojnë pacientët për këto reklama false. “Një numër i madh i mjekëve tashmë kanë dorëzuar kallëzime penale me prova përkatëse. Deri më tani, Oda ka reaguar publikisht dhe përmes njoftimeve ka paralajmëruar për pasojat, por ende nuk kemi informacione për vendimet e prokurorit publik.
Oda e Mjekëve edhe njëherë dënon ashpër keqpërdorimet e tilla, dhe kërkon veprime më të shpejta për zbardhjen e këtyre rasteve, si dhe sanksionimin e autorëve. Në këtë mënyrë do të mbrohen mjekët dhe pacientët, si dhe do të kontribuohet në parandalimin e rasteve të reja të abuzimit”, reagojnë nga atje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025