LAJMI I FUNDIT:

Kosova ia del ndaj thirrjeve raciste, por jo me dhjetë veta në fushë – zbehet ëndrra për Euro 2024

Kosova ia del ndaj thirrjeve raciste, por jo me dhjetë veta në fushë – zbehet ëndrra për Euro 2024

Kosova ka pësuar humbjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024, pasi u mposht në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2-0.

Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë për shkak të ndërprerjes që ndodhi në fillim të saj.

Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe banderolave të llojit ‘Kosova është serbi’.


Megjithatë pas gati një orësh që gjyqtari i dërgoi futbollistët në zhveshtore ndeshja ka vazhduar.

Ndërpritet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, futbollistët dardanë shkojnë në zhveshtore
Lexo po ashtu Ndërpritet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, futbollistët dardanë shkojnë në zhveshtore

Kosova ka pasur dy raste të arta për shënim, me Vedat Muriqin që ishte i pafat pasi topi duke shkuar drejt portës nga vija e largoi një mbrojtës rumun.

Një rast të artë e kishte edhe Edon Zhegrova në minutën e 40-të, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.

Megjithatë në minutën e 43-të Dardanët kanë mbetur me një futbollist më pak në fushë pasi Vedat Muriqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin baras 0-0.

Në pjesën e dytë Dardanët u rikthyen në mbrojtje për ta ruajtur rezultatin dhe në minutën e 59-të vendasit fituan një penallti.

Megjithatë portieri i Kosovës, Arijanet Muric priti penalltinë e kapitenit të vendasve Christian Stanciu.

Por në minutën e 83-të ndeshja u zhbllokua, kur Stanciu me një goditje të fuqishme mposhti Aro Muric për epërsinë e vendasve 1-0.

Kosova kishte dy raste të mira shënimi me Loshajn dhe Muslijën, por goditjet e tyre shkuan jashtë.

Krejt në fund të ndeshjes, zëvendësuesi Mihala realizoi edhe golin e dytë për t’i dhënë tre pikët vendasve me rezultat 2-0.

Gjasat për kualifikim zbehën pasi pas gjashtë ndeshjeve Kosova ka katër pikë në pozitën e katërt, derisa Grupin E e udhëheq Zvicra me 14 pikë dy më shumë se rumunët në pozitën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori