LAJMI I FUNDIT:

Bie punësimi në bujqësi, paragjykimet dhe emigracioni largojnë të rinjtë nga toka e Shqipërisë

Bie punësimi në bujqësi, paragjykimet dhe emigracioni largojnë të rinjtë nga toka e Shqipërisë

Punësimet në vend për moshat mbi 15 vjeç, pësuan një rritje të lehtë prej 2.7% në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por shifrat nuk janë aspak pozitive në sektorin e bujqësisë, ku në terma vjetorë punësimi u ul me 6,1%.


“Një nga sfidat e bujqësisë është pikërisht mosgjetja e punonjësve, kjo për disa arsye: Ne e dimë shume mirë që bujqësia zhvillohet në zonat rurale aty ku dhe shpopullimi është në nivele më te larta, pjesa më e madhe e shpopullimit vjen si pasojë e zhvendosjes nga zonat ruale në zonat urbane aty ku ka dhe me tepër nivel te cilesisë së jetesës por dhe si pasojë e emigracionit. Të rinjtë janë ata që paragjykojnë që të punojnë në këtë sektor pasi e konsiderojnë si një punë të lodhshme dhe jo shumë të paguar dhe preferojnë më tepër të studiojnë dhe të zhvillojnë karrierën e tyre në fusha të tjera. Kjo është një aspekt pse kemi nivel të ulët të punësimit në ketë sektor”.-shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Ndonëse pagat në sektorin e bujqësisë janë rritur, ende mungon fuqia punëtore.

Ekspertja e ekonomisë Radonshiqi, thotë se duhet punuar me të rinjtë për ti orientuar ata drejtë këtij sektori aq të nevojshëm për vendin.

“Duhet që që në shkollën e mesme të rinjtë të kenë informacione që bujqësia në të ardhmen do të jetë një sektor strategjikë. Ne shohim që kemi një rritje te pagës në bujqësi por megjithatë duhet një rritje e metejshme e pagës në bujqesi pasi kjo do te motivonte shumë le të themi jo vetëm të rinjtë por dhe ato individë që jetojnë në qytete që të kthehen sërish në fshatra për të punuar në bujqësi aty ku dhe paga është konkuruese”.

Ulje në punësim gjatë një viti ka edhe në sektorin e industrisë me 1,8% ndërsa rritje të konsiderueshme ka pësuar sektori i shërbimeve me 11.9%./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori