LAJMI I FUNDIT:

184 marrëveshje të nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë

184 marrëveshje të nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në qendër të këtij takimi, ishin marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, rezultatet e së cilës janë edhe nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve,
protokolleve e memorandumeve, dhe për nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme.


“Në takim u tha se zbatimi i këtyre bashkëpunimeve ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, bizneseve e problematikave të mbartura ndër vite. Si rrjedhojë këto bashkëpunime janë gjithëpërfshirëse pasi prekin kryesisht fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës”, thuhet në njoftim.

Në dy mbledhjet e fundit të dy qeverive, me 26 nëntor 2021 dhe 20 qershor 2022, janë nënshkruar 41 marrëveshje qeveritare, ndërministrore dhe ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ndërkaq ndër marrëveshjet e nënshkruara në korrik të vitit 2023, kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi folën për marrëveshjen për lehtësimin e procedurave të kontrollit për produktet me origjinë joshtazore, bashkëpunimin mes palëve për njohjen reciproke të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit, vijimin e bashkëpunimit me fokus lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe marrëveshjen për dhurimin e portalit e-inspection. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori