LAJMI I FUNDIT:

Blake Lively mori vëmendjen në sfilatë me një kostum të ngushtë

Blake Lively mori vëmendjen në sfilatë me një kostum të ngushtë
(Foto: Instagram/harpersbazaares)

Blake Lively ka qenë ylli kryesor i sfilatës së modës së Michael Kors në New York dhe ajo i bëri të gjithë ta kthejnë kokën me një kostum ngjyra ri me një dizajn të frymëzuar nga moda e viteve të shtatëdhjeta.

Aktorja së fundmi mbërriti në Javën e Modës, ku mori pjesë në prezantimin e koleksionit ‘Pranverë 2024’ të dizajnerit Michael Kors.

Nëna e preferuar e Hollywoodit tregoi figurën e lakmueshme vetëm gjashtë muaj pasi lindi fëmijën e katërt
Lexo po ashtu Nëna e preferuar e Hollywoodit tregoi figurën e lakmueshme vetëm gjashtë muaj pasi lindi fëmijën e katërt

Ajo kishte kishte veshur një kostum me një rrip që i vinte në pah belin. Me këtë rast, zgjodhi stoli minimaliste.


View this post on Instagram

A post shared by Moh (@mohtohsoh)

Kostumi, dizajni i të cilit është frymëzuar nga moda e viteve të shtatëdhjeta, karakterizohet me këmbët të gjera dhe një dekolte e thellë.

Rita Ora me një tjetër paraqitje vezulluese në Javën e Modës në New York
Lexo po ashtu Rita Ora me një tjetër paraqitje vezulluese në Javën e Modës në New York

Vizitorë të tjerë të sfilatës përfshinin yjet, si Rita Ora, Vanessa Hudgens, Olivia Wilde, Halle Berry dhe të tjerë, ndërsa Emily Ratajkowski, Irina Shayk dhe Ashley Graham zbukuruan pistën së bashku me modele të tjera. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/harpersbazaares)

(Foto: Instagram/harpersbazaares)

(Foto: Instagram/harpersbazaares)

(Foto: Instagram/harpersbazaares)