Rita Ora bëri një dalje me stil nga një studio në New York të hënën, pasi xhiroi një shfaqje të re televizive me Andy Cohen dhe Diplo.
Këngëtarja, 32 vjeçe, bëri një paraqitje magjepsëse me një bluzë gri vezulluese dhe një fund të ngjashëm me një të çarë të guximshme deri në kofshë.
Ajo e kompletoi veshjen që binte në sy me një palë çizme lëkure të zeza të gjata deri te gjuri dhe një çantë dore ngjyrë argjendi, shkruan DailyMail.
Flokët e saj të arta i kishte fryrë e stiluar në mënyrë magjepsëse, e për aksesorë kishte një palë vathë të mëdhenj.
Rita së fundmi është kthyer nga Festivali i Filmit në Venecia ku i ka mahnitur të gjithë me veshjet e saj gjatë festivalit.
Dhe përderisa Rita ka një orar të ngjeshur pune, me festa të mrekullueshme për Javën e Modës në New York, ajo humbi një ngjarje të rëndësishme së fundmi, dasmën e ish-të dashurit të saj Calvin Harris me Vick Hope.
Rita – e cila u martua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, Taika Waititi vitin e kaluar – u nda nga Calvin në vitin 2014 pak më shumë se një vit lidhje.
Ajo kishte deklaruar se Calvin ishte personi i parë me të cilin ra në dashuri me të vërtetë, por thuhet se mbeti ‘e zënë ngushtë’ kur ai njoftoi ndarjen e tyre publikisht përmes Twitter.
U pretendua se Rita nuk ishte në dijeni se Calvin do ta bënte deklaratën në faqen e rrjeteve sociale që thoshte: “Për të adresuar spekulimet – unë dhe Rita i dhamë fund lidhjes sonë disa kohë më parë. Ajo është një grua e bukur, e talentuar dhe i uroj gjithë të mirat”.
Thuhet se ai i dha fund lidhjes pasi ish-çifti kishte ‘debatuar prej muajsh’. Gjithashtu u pretendua se tejet i njohuri për privatësinë e tij, Calvin, ‘e urrente vëmendjen shtesë’ që i erdhi pas takimit me Ritën.
Tensionet dukej se po përkeqësoheshin mes çiftit, pasi Calvin thuhet se e ‘ndaloi’ Ritën të performonte ndonjë nga materialet muzikore të tyre të bashkëpunuar – veçanërisht melodinë tërheqëse “I Will Never Let You Down”, e cila e ngjiti Ritën aso kohe në krye të top-listave.
Megjithatë, në vitin 2017, Rita këmbënguli se ajo kishte kaluar nga ndarja e ashpër, duke thënë për The Guardian: “Është një nga këto gjëra që… Epo, për mua është në të kaluarën. Çfarëdo që them, disi kthehet në titull dhe kthehet sërish në histori”.
Duke hedhur poshtë spekulimet se dyshja janë ende në mosmarrëveshje, ajo u sigurua të shtonte: “Ai është një djalë i shkëlqyer dhe ne jemi në marrëdhënie të mira tani”.
Calvin-i u martua me DJ të radios, Vick-in, në Hulne Priory në Alnwick, Northumberland, gjatë fundjavës, ku ata festuan natën në një festë me temë Glastobury me një performancë nga Chic.
Nile Rodgers dhe Chic, të cilët kishin ardhur me avion nga ShBA, performuan në pritjen e zhurmshme, duke filluar setin e tyre me këngën “Never Too Much” të vitit 1981 të Luther Vandross.
Një burim i brendshëm ka zbuluar detaje të betimeve romantike të çiftit, të cilat tha se ishin me të vërtetë emocionale dhe ceremonia e martesës përfshinte poezi si “If There’s Empty Spaces In Your Heart” të Ernest Hemingway dhe “Devoted” e Lori Eberhai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo kur flet me një fëmijë për vdekjen
Një trend i ri i grimit për vitin 2025 që ripërcakton bukurinë e qerpikëve
Gjashtë mënyra si ta bëni jetën bashkëshortore më emocionuese dhe përse më pak seks ndonjëherë është gjë e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali